Magazina televizive e cila i dedikohet botës së modës, në edicionin e radhës do të sjellë përmbajtje që i dedikohet festës së gruas, 8 Marsit.
Një personazh unik do jetë pjesë e emisionit, ndonëse jo personazh publik, ajo shpalos pasionin e saj për veshjet, gjë të cilën e ruan me xhelozi që nga vitet e adoleshencës.
Nuk do të mungojnë as rubrikat e zakonshme të emisionit.
“Fashionista” transmetohet çdo të shtunë nga ora 19:50.