Në vazhdën e evolucionit, njerëzimi do të mundë të bëhet krejtësisht intolerant ndaj alkoolit - studimet shkencore tregojnë se njerëzit e krijojnë një gjen i cili e shkatërron tolerancën ndaj pijeve alkoolike.
IFL Science përcjell që shkencëtarët në Universitetin e Pennsylvanisë e kanë zbuluar një modifikim të mekanizmit përgjegjës për dehidrogjenazën e alkoolit, transmeton koha.net.
Kjo mund ta ndryshojë mënyrën se si njerëzit tolerojnë alkoolin.
Dehidrogjenaza është një enzimë, e cila e shpërbën alkoolin, dhe atë duke e metabolizuar atë në komponentën acetaldehid (ethanal), kimikatin toksik përgjegjës për kokëdhimbjen e mëngjesit pas dehjes.
Megjithatë, trupi është në gjendje ta konvertojë atë relativisht shpejt në acetat, i cili nuk është toksik, kështu që personi ndihet më mirë pas rreth një dite.
Megjithatë, evolucioni mund ta mënjanojë varësinë e njeriut nga alkooli, duke krijuar versione të reja të gjeneve që do të vepronin në tolerancën ndaj pijes, si dhe në aftësinë e trupit për ta konvertuar acetaldehidin në acetat.
Kjo do të thotë se konsumuesi do të ndihet keq edhe nga sasitë më të vogla të pijes. Tani për tani, këto gjene janë zbuluar vetëm në Azinë Lindore dhe Afrikën Perëndimore.
Shkencëtarët i analizuan gjenet e 2.500 njerëzve nga 26 grupe të banorëve nga katër kontinente.
Studimi i ri tregon se ekziston një tendencë për barazim të gjeneve në të gjithë specien njerëzore.