Sot, bota moderne e industrisë së modës karakterizohet nga shkathtësia e disenjatorëve dhe mungesa e konservatorizimit.
Në botën e modës inspirimi është shumë i rëndësishëm, i cili na vjen kudo që jemi. Shpeshherë disa kreatorë nuk arrijnë që ta dallojnë kopjimin nga inspirimi. Por, ta kërkosh të bukurën në veshje, jo gjithmonë është e lehtë, pasi nganjëherë edhe intuita jonë mund të na mashtrojë. Secili nga kreatorët e ka një stil më vete dhe të gjithë mundohen të unifikohen me diçka ndryshe prej asaj që ofrohet në treg.
Sipas disenjatorit të modës, Etnik Shala, stili është shumë personal, ai nuk duhet të kopjohet dhe nuk përmban rregulla të përcaktuara, raporton “Express” i KTV-së.
Vendosmëria, stili unik dhe kreativiteti, janë vetëm disa nga veçoritë që e përfaqësojnë personalitetin e disenjatorit, Etnik Shala.
Dashuria për modën i ka lindur që në moshën 14-vjeçare, ndërsa suksesin dhe shpërblimet në fushën e modës arriti që t’i përjetonte në moshën 16- vjeçare.
Edhe
Labentinë Shala, disenjatorja e re autentike
Sa i përket përkushtimit në profesionin e tij, puna intensive është pjesë e një dite të zakonshme të kreatorit.
Trendët ndërkombëtarë të modës, sipas kreatorit, këtë vit kanë paraqitur një rrymë të re.
Vështirësitë e Etnik Shalës dhe rrugëtimi i gjatë i tij për të arritur te destinacioni, të cilin ai e ka ëndërruar, kanë qenë larg fokusit të mediave.
Kreatori, për emisionin “Express” tregon disa momente nga fillimet e tij.
Ai me emisionin ndau edhe disa kujtime interesante nga periudha shkollore.
Etniku thotë se asnjëherë nuk ka menduar të studiojë në drejtimin e modës ose të artit, në përgjithësi.
Koleksioni i tij më i ri, të cilin e ka sjellë në një frymë krejtësisht ndryshe, e ka një histori më vete.
Edhe
“Çrregullimet e sakta” në metaforë të pranisë njerëzore
Pjesë e kreacioneve të tij janë edhe veshjet e përditshme dhe jo vetëm ato glamuroze.
Etnik Shala nuk po ndalon së punuari, pasi është në përgatitje edhe të një koleksioni të ri.