Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ëndërroni? Kjo do të thotë që jeni të mençur

Njerëzit të cilëve u pëlqen të ëndërrojnë dhe shpesh bredhin në botën e tyre imagjinative ndonjëherë hasin në mosaprovimin e atyre të cilët për vete thonë se qëndrojnë me të dy këmbët në tokë apo janë realistë.

Megjithatë, në dobi të tyre shkon hulumtimi i fundit në të cilin shkencëtarët kanë vërtetuar se ëndërrimi është në fakt një gjë e mirë. Kjo mund të jetë një shenjë e inteligjencës dhe kreativitetit, transmeton Koha.net. Njerëzit truri i të cilëve e ka një kapacitet të madh thjesht nuk mund ta ndalojnë bredhjen e mendimeve të tyre.

Studimi u krye nga ekspertë të Georgie Institute of Technology. Autorët prof. të psikologjisë Eric Schumacher dhe Christine Godwin me kolegët dhe studentët e tyre e vëzhguan aktivitetin e trurit në 100 të anketuar dhe atë me ndihmën e rezonancës magnetike. Ndërsa ishin të shtrirë, pjesëmarrësit duhej të përqendroheshin në pikën e palëvizshme në një periudhë 5 minutëshe.

Shkencëtarët i përdorën të dhënat që i morën për të parë se cilat pjesë të trurit punonin të sinkronizuara.

“Fushat e lidhura në tru na kanë mundësuar të shohim se cilat pjesë funksionojnë së bashku gjatë gjendjes së zgjimit dhe pushimit”, tha Christine Godwin.

Hulumtimi tregoi se modelet e njëjta të aktivitetit janë të lidhura me aftësi të ndryshme kognitive. Të anketuarit gjithashtu i plotësuan pyetësorët rreth asaj se sa shpesh ëndërrojnë në jetën e tyre. Ata të cilët ëndërruan më shpesh treguan aftësi më të madhe intelektuale dhe kreative dhe tek ata rezonanca magnetike mati efikasitet më të madh të trurit.

Edhe Sfidimi i trurit ndihmon kundër demencës Lifestyle 4 muaj më parë Sfidimi i trurit ndihmon kundër demencës

Schumacher thekson se shumë njerëz mendojnë se ëndërrimi është diçka e keqe sepse shumë njerëz përpiqen të qëndrojnë të përqendruar në detyrat e tyre, por kjo nuk u shkon për dore. Të dhënat e fituara nga shkencëtarët tregojnë se teoritë e tilla nuk janë të sakta.

Disa njerëz thjesht e kanë një tru më efektiv. Sa më i lartë të jetë efikasiteti, aq më e madhe është aftësia e të menduarit prandaj mendimet mund të bredhin gjatë kryerjes së detyrave të thjeshta, përcjell Koha.net. Shumë nxënës e mësojnë mësimin brenda disa minutave prandaj mendimet e tyre bredhin ndërsa fëmijët e tjerë kanë nevojë për më shumë kohë.

Si ta dini nëse truri juaj është efektiv? Nëse mund t'i lini mendimet e tuaja të bredhin gjatë bisedave ose detyrave dhe pastaj të ktheheni pa i humbur informacionet e rëndësishme.