Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ëmbëltuesit artificialë mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi

Foto: Creative Commons

Një industri prej 2.2 miliardë dollarësh, e cila i ndihmon njerëzit të humbin peshë përmes ëmbëltuesve artificialë mund të kontribuojnë në diabetin e tipit 2, sipas studiuesve të Universitetit të Australisë së Jugut.

Një përmbledhje e publikuar së fundmi e udhëhequr nga profesori i UniSA, Peter Clifton, zbulon se njerëzit që përdorin ëmbëltues me kalori të ulët (LCS) kanë më shumë të ngjarë të fitojnë peshë, krejt e kundërta e asaj që e presin konsumatorët.

Kjo është përkundër provave të kontrolluara klinike që tregojnë se ëmbëltuesit artificialë çojnë në humbje peshe.

Ka pasur një rritje prej 200 për qind të përdorimit të LCS-ve tek fëmijët dhe një rritje prej 54 për qind në mesin e të rriturve në 20 vjetët e fundit, thotë prof. Clifton.

Ëmbëltuesit me kalori të ulët përdoren në vend të saharozës, glukozës dhe fruktozës. Ato e kanë një aromë të ëmbël intensive pa kalori, por studimet e fundit i kanë nxjerrë në pah efektet e mundshme negative për shëndetin.

Edhe Konsumimi i tepërt i ëmbëltuesve artificialë mund të lidhet me rënien e kujtesës Lifestyle Konsumimi i tepërt i ëmbëltuesve artificialë mund të lidhet me rënien e kujtesës

Prof. Clifton thotë se një studim në SHBA në 5158 të rritur gjatë një periudhe shtatëvjeçare zbuloi se ata që konsumonin sasi të mëdha të ëmbëlsuesve artificialë fitonin më shumë peshë, sesa jopërdoruesit, shkruan Koha Ditore.

“Konsumatorët e ëmbëltuesve artificialë nuk e zvogëlojnë konsumin e tyre të përgjithshëm të sheqerit. Ata përdorin edhe sheqer, edhe ëmbëltues me kalori të ulët dhe psikologjikisht mund të ndiejnë se mund të kënaqen me ushqimet e tyre të preferuara.

“Ëmbëltuesit artificialë, gjithashtu, i ndryshojnë bakteret e zorrëve të cilat mund të çojnë në shtim në peshë dhe rrezik të diabetit të tipit 2”, thotë ai.

Pijet e ëmbëltuara artificialisht (ASB) janë gjithashtu të lidhura me rritjen e rreziqeve të vdekjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare, dhe goditjes në tru dhe dementisë në mesin e të moshuarve, por nuk është e qartë pse.

Edhe Ëmbëltuesit artificialë plakin trurin për 1 vit e gjysmë më herët Lifestyle Ëmbëltuesit artificialë plakin trurin për 1 vit e gjysmë më herët

Prof. Clifton i citon 13 studime të cilat i hulumtuan efektet e marrjes së ASB në rrezikun e diabetit tip 2, nga të cilat asnjëra nuk gjetën lidhje ose efekt pozitiv. Një studim zbuloi se zëvendësimi i ASB me pije të ëmbëltuara me sheqer ose lëngje frutash ishte i lidhur me një rrezik prej 5-7 për qind më të ulët të diabetit të tipit 2.

“Një mundësi më e mirë se ëmbëltuesit me kalori të ulët është që t’i përmbaheni një diete të shëndetshme, e cila përfshin shumë drithëra integrale, produkte qumështi, ushqim deti, bishtajore, perime dhe fruta dhe ujë të thjeshtë”, thotë prof. Clifton.