Me siguri e dini që mjalti ua qetëson dhimbjen e fytit, por ende nuk i dini të gjitha vetitë e mjaltit në organizëm.
Mjalti mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit
Falë vetive anti-inflamatore, mjalti natyral mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup.
Mund të zvogëlojë ashpërsinë e kollës
Konsumimi i mjaltit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Edhe
Pse duhet të hani një lugë mjaltë para gjumit
Studimet kanë treguar se mjalti funksionon po aq mirë, nëse jo edhe më mirë, se ilaçet e njohura për kollën, falë përbërësve të tij shërues.
Mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale
Studiues të shumtë konfirmojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të disa problemeve gastrointestinale si diarreja, kapsllëku dhe ulcera.
Për më tepër, ka disa prova që sugjerojnë se mund të ndihmojë edhe në uljen e ankthit.
Mjalti mund t’ju mbrojë nga radikalet e lira
Mjalti, falë antioksidantëve që përmban mund të mbrojë organizmin nga dëmtimi i radikaleve të lira.
Radikalet e lira janë atome ose molekula që mund të shkaktojnë dëme në qelizat e trupit tuaj, duke shkaktuar kështu sëmundje të ndryshme.
Mund të mbrojë zemrën tuaj
Edhe
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Duke qenë një burim i mrekullueshëm antioksidantësh, një mjaltë i cilësisë së lartë, mund të mbrojë qelizat nga dëmtimi dhe parandalojnë edhe sëmundjet e zemrës.
Mjalti mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët
Përpos të mirave të shumta, ekspertët sugjerojnë që të tregoni kujdes për dhëmbët tuaj. Kjo pas mjalti, ngjashëm me llojet e tjera të sheqernave, mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve.
Mund të jetë problematik për ata me sëmundjen e mëlçisë yndyrore
Fruktoza është lloji i sheqerit që gjendet në mjaltë. Prandaj mund të jetë e rrezikshme për ata që vuajnë nga mëlçia yndyrore.
Mjalti nuk redukton simptomat e alergjisë
Për fat të keq, mjalti nuk ndihmon me alergjitë. Dhe në disa raste, konsumi i tij mund të shkaktojë disa simptoma alergjie.
Nëse jeni shumë ndjeshëm nga marrja e polenit në sasi të vogla, kjo mund të shkaktojë simptoma si kruarja e gojës./AgroWeb.org
Edhe
Arsyet pse duhet të hani mjaltë para gjumit
LEXO EDHE: