Lifestyle

Efektet e fshehta të uthullës së mollës

Me siguri keni dëgjuar ndonjëherë se si njerëzit konsumojnë uthull molle për përfitimet e saj shëndetësore. Ndërsa ka disa prova që tregojnë se konsumimi i uthullës së mollës për qëllime dietike mund ta ndihmojë shëndetin tuaj, provat për këtë janë të kufizuara dhe studiuesit janë ende duke punuar për t’i vërtetuar këto gjetje.

Për shkak se shumë përfitime të uthullës së mollës janë nxjerrë jashtë proporcionit, njerëzit mund të jenë duke e konsumuar këtë lëng acid më shumë seç duhet. Nëse jeni person që konsumoni rregullisht uthull molle, duhet të jeni të vetëdijshëm për disa nga efektet anësore më pak të njohura të saj.

Mund të përjetoni dhimbje barku

Konsumimi edhe i sasive të vogla të uthullës së mollës – më pak se 30 gram – mund të shkaktojë shqetësime në bark, siç tregohet nga një studim. E mira është se personat që ishin konsumues të kësaj pije kishin apetit më të ulët, por ana negative është se ata gjithashtu kishin ndjenja dukshëm më të mëdha të përzierjes dhe tretjes së ushqimit.

Sheqeri në gjak mund të stabilizohet

Personat me diabet mund të kenë dëgjuar se marrja e uthullës së mollës ndihmon në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak, dhe hulumtimet e fundit e mbështesin këtë. Studiuesit vunë në dukje se uthulla ngadalëson zbrazjen e stomakut, duke ngadalësuar kështu tretjen e karbohidrateve komplekse dhe rrjedhimisht duke e balancuar glukozën në gjak pas vaktit të ushqimit. Megjithatë, studiuesit theksojnë se provat aktuale janë ende të pamjaftueshme për ta vërtetuar përfundimisht efikasitetin e përdorimit të uthullës për ta menaxhuar diabetin, kështu që është gjithmonë më mirë të punoni me një mjek për krijimin e një plani adekuat të trajtimit.

Smalti i dhëmbëve mund të prishet

Tashmë është fakt i njohur se pijet acidike mund ta degradojnë smaltin e dhëmbëve. Dhe kjo vlen për pijet jo të shëndetshme, si pijet e gazuara, por edhe për pijet e shëndetshme sikur uji i gazuar. Ndërsa këto pije të gazuara mund ta gërryejnë smaltin e dhëmbëve për shkak të niveleve të larta të acidit karbonik dhe acidit citrik, disa studime kanë zbuluar se acidi acetik gjithashtu mund ta ketë të njëjtin efekt.

Nivelet e kolesterinës mund të bëhen më të favorshme

Ndërsa fokusi në marrjen e uthullës së mollës si suplement tenton të jetë në detoksifikimin e trupit, ekziston një efekt anësor që është pak më shumë I mbështetur nga shkenca. Disa studime kanë zbuluar se uthulla e mollës mund t’i përmirësojë nivelet e kolesterinës.