Njerëzit që ecin më ngadalë dy herë më shumë vdesin nga sëmundja e zemrës, thuhet në rezultatet e një studimi të mjekëve britanikë.
Specialistët për gjashtë vjet kanë përcjellë 230 mijë gra dhe 190 mijë meshkuj të moshës prej 39 deri 74-vjeç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesëmarrësit e eksperimentit rregullisht kanë kaluar nëpër testet fizike, si dhe të gjendjes së përgjithshme të organizmit.
Aty, po ashtu, kanë raportuar edhe për shpejtësinë me të cilën ecin, transmeton Kosovapress.
Në studim janë marrë parasysh edhe faktorët tjerë, si konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, sëmundjet kronike, statusi i punës. Por, gjëja bazë ishte shpejtësia në të ecur.
Njëkohësisht, shpejtësia e të ecurit nuk është e lidhur me rrezikun e karcinomës. Por, puna e gjatë ditore, më shumë se 55 orë në javë, shkakton aritminë dhe ngrit rrezikun nga vdekja e parakohshme për 40 për qind në krahasim me ata që punojnë 35 deri 40 orë.