Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dy mënyra për të luftuar gripin me lëng portokalli

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji.

Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta, ku përfshihet gripi dhe e ftohura.

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat e bëjnë imunitetin më të fortë dhe të aftë për t’u përballur me virozat. Mësoni dy mënyra se si mund të përgatisni lëngun e portokallit, duke e kombinuar me përbërës të tjerë.

Receta1

• 250 ml lëng portokalli të freskët
• 125 ml ujë
• Një copë e vogël xhenxhefili të grirë
• Një majë luge çaji shafran
• Pak spec djegës dhe pak piper

Të gjithë përbërësit hidhini në një mikser dhe më pas në një tenxhere. Lërini të vlojnë për 5 minuta. Kurën pijeni të ngrohtë.

Edhe Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi Lifestyle Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi

Receta 2

• 125 ml lëng portokalli të freskët
• 60 ml ujë
• Një copë e vogël xhenxhefili të grirë
• Një majë luge çaji shafran indie
• Pak spec djegës dhe pak piper
• Një thelb hudhër i shtypur

Të gjithë përbërësit futini në një mikser dhe përpunojini për 30 sekonda. Lëngun hidheni në një kavanoz dhe pijeni gjatë gjithë ditës për të luftuar simptomat e të ftohurës dhe gripit. Të dyja kurat janë fantastike kundër virozave të stinës. Kjo për arsyen sepse bashkimi i portokallit me shafranin e Indisë, xhenxhefilin dhe specin e kuq djegës ofron një dozë të larmishme e të përqendruar vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh. Në një periudhë virozash dhe gripi, sistemi imunitar ka nevojë pikërisht për këto tre ushqyes të rëndësishëm. / AgroWeb