Analiza e më shumë se 30 shisheve verë ka zbuluar se dy gota mund të jenë të mjaftueshme për të arritur kufirin e rekomanduar ditor të sheqerit për të rriturit.
Hulumtimet nga “Alcohol Health Alliance” në Britani të Madhe kanë zbuluar se disa shishe kishin deri në 59 gramë sheqer – më shumë se një petull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë laborator i pavarur i kishte analizuar shishet me verë të kuqe, të bardhë, rozë, lëngjet me fruta dhe ato të gazuara nga markat e njohura në Britaninë e Madhe.
Asnjë nga shishet nuk përmbante informacionet ushqyese në etiketa, pasi kjo në fakt nuk kërkohet me ligj.
Përmbajtja e kalorive u shfaq vetëm në një të pestën e shisheve të analizuara nga laboratori.
Aktivistët po bëjnë thirrje për ndryshim, në mënyrë që t’i informojnë më mirë konsumatorët e verës se sa kalori dhe sheqer po konsumojnë.
NHS rekomandon që të rriturit të konsumojnë një maksimum prej 30 gr sheqer në ditë, ku përfshihet sheqeri në lëngjet e frutave dhe smoothie, ose sheqerin e shtuar në ushqim ose pije.
Analiza tregon se është e mundur të arrihet kufiri ditor i sheqerit për një të rritur duke pirë dy gota të mesme nga disa lloj verërash.
Gjithashtu u zbulua se verërat që nuk janë shumë të forta ishin ndër ato që përmbajnë më shumë sheqer, që do të thotë se ato nuk ishin domosdoshmërisht një zgjedhje e shëndetshme, pavarësisht përmbajtjes së tyre më të ulët të alkoolit.
Në Britani, pijeve alkoolike u kërkohet të shfaqin volumin dhe forcën në njësi të alkoolit sipas vëllimit (ABV).
Etiketimi po ashtu duhet të identifikojë çdo alergjen të zakonshëm, mirëpo nuk ka kërkesa për përbërës, paralajmërime shëndetësore a vlera ushqyese siç gjenden në shumë produkte të tjera ushqimore dhe pije.

Sondazhi i YouGov me më shumë se 12.000 njerëz vitin e kaluar zbuloi se 61% dëshironin informacion mbi kaloritë në etiketat e verërave - dhe më shumë se 50% e të anketuarve dëshironin sasinë e sheqerit të listuar.
Në vitin 2020, qeveria e Britanisë mbajti një konsultim nëse kaloritë duhet të renditen në pijet alkoolike – ama nuk u diskutua nëse duhet të listohet edhe përmbajtja e sheqerit.
Profesor Sir Ian Gilmore, kryetar i “Alcohol Health Alliance UK”, i quajti rregullat aktuale “absurde”.
“Blerësit që blejnë qumësht ose lëng portokalli kanë përmbajtjen e sheqerit dhe informacionin ushqyes në majë të gishtave”, ka theksuar ai.
“Megjithatë, ky informacion nuk kërkohet kur bëhet fjalë për alkoolin - një produkt jo vetëm që nxit obezitetin, por edhe dëme të tjera shëndetësore që lidhen me shtatë lloje kanceri”.
Miles Beale, i cili kryeson Shoqatën e tregtisë së verës, thotë se anëtarët e grupit duan që njerëzit të kenë qasje në informacionin ushqyes për të gjitha pijet alkoolike, por sugjeroi që informacioni të kërkohet në internet.
“Kemi bërë presion që informacioni më i madh të sigurohet në internet”, ka sqaruar Beale. “Industria e alkoolit mund t’u ofrojë konsumatorëve larmi shumë të madhe informacioni që është i rëndësishëm për konsumatorët, por që nuk përkon në etiketë”, ka shtuar ai.
“Ka ndryshime të konsiderueshme në numrin e kalorive në pije të ndryshme alkoolike dhe në versione të ndryshme pijesh. Online është mënyra më e mirë për të ofruar volumin dhe shumëllojshmërinë e informacionit që u nevojitet konsumatorëve për të marrë vendime të shpejta dhe të lehta bazuar në informacionet që gjejnë.