Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dy gota çaj në ditë mund të parandalojnë kancerin

Rreziku i kancerit mund të reduktohet përmes pirjes së çajit, tregon një studim i fundit.

Çaji i Azisë lindore po ashtu është raportuar se ka përbërës që ndihmojnë në parandalimin e shtimit në peshë, sëmundjet e zemrës dhe diabetit, transmeton ksp.

Çaji Oolong mund të përdoret për trajtimin e një numri të madh të gjendjeve shëndetësore, sipas Akademisë kineze të shkencave.

Ai është i pasur me antioksidues dhe përmban vitamina dhe minerale, përfshirë vitaminat A, B, C, E dhe K.

Po ashtu përmban kimikale polifenol, i cili kontribuon në vetitë antikancer të këtij lloj çaji, thonë studiuesit. Sipas tyre, këto përmasa e bëjnë çajin Oolong shumë të popullarizuar në gjithë botën.

Edhe Konsumimi  i çajit dhe i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për kancerin e kokës dhe qafës Lifestyle Konsumimi i çajit dhe i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për kancerin e kokës dhe qafës

Pirja e dy ose më shumë gotave me këtë lloj çaji mund të reduktojë rrezikun nga disa lloje të kancerit, përfshirë edhe kancerin ovarian, thuhet në studim.

Çaji Oolong bëhet nga e njëjta bimë që përdoret për të bërë çajin e zi dhe të gjelbër. Por, çaji Oolong është pjesërisht i fermentuar, derisa çaji i zi është plotësisht i fermentuar, derisa çaji i gjelbër nuk është i fermentuar. Ai ka shije të ëmbël, por nuk përmban sheqer ose qumësht.