Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dobitë shëndetësore nga ekspozimi në diell

Ekspozimi në diell mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin.

Ai ofron një sërë përfitimesh, por nëse është i tepruar, këto përfitime bëhen të rrezikshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për përfitimet që ekspozimi në diell i ofron organizmit..

Ul tensionin e gjakut

Përfitimi i parë që vjen nga ekspozimi i matur në diell është ulja e tensionit të gjakut.

Edhe Çfarë përfitimesh shëndetësore ofron ekspozimi në diell? Lifestyle Çfarë përfitimesh shëndetësore ofron ekspozimi në diell?

Disa studime, të cilave u referohet AgroËeb.org kanë zbuluar se gjaku çliron oksidin nitrik sapo drita e diellit të prekë lëkurën.

Kjo substancë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe rrjedhimisht ul rrezikun e atakut në zemër apo ishemisë.

Por kjo nuk do të thotë që ju të qëndroni me orë të tëra në diell për të ulur tensionin e gjakut.

Shëndeti i kockave

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të frikshme që i ndodh një njeriu.

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme.

Pacientët që vuajnë prej saj këshillohen të të marrin vitaminë D jo vetëm si suplement por edhe nga dielli.

Edhe Sa diell na duhet vërtet? Lifestyle Sa diell na duhet vërtet?

Kjo vitaminë ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dendësinë e kockave, ndaj një ekspozim i matur në diell përmirëson shëndetin e tyre.

Gjumi

Kur drita e diellit bie në kontakt me sytë, në tru dërgohet sinjali i zgjimit ose i prodhimit të melatoninës.

Bëhet fjalë për një hormon që na bën të përgjumur dhe na ndihmon të flemë mirë.

Drita e diellit ndihmon në mirëmbajtjen e një ritmi normal ku njeriu fle siç duhet në bazë të dritës natyrale të diellit.

Përmirëson imunitetin

Edhe Përfitimet shëndetësore nga dielli Lifestyle Përfitimet shëndetësore nga dielli

Ekspozimi ndaj dritës së diellit në nivele mesatare e mbron trupin nga infeksionet sepse fuqizon imunitetin.

Ekspozimi në diell rrit nivelin e rruazave të bardha në gjak të cilat përmirësojnë imunitetin dhe na mbajnë të mbrojtur nga infeksionet.