Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa ushqime të lehta të mira për shëndetin e zemrës

Disa alternativa të “snacks” që reduktojnë inflamacionet

Recetat për shujta të lehta të shëndetshme po rekomandohen nga dietologët për ta mbajtur larg inflamacionin dhe problemet me zemër. “Snacks” duhet të përmbajnë sa më pak yndyrë dhe të kenë përmbajtje të antiinflamatorëve si arra, frutat e malit dhe çokollatë e zezë, shkruan “Eatingwell”.

Kombinime si limoni me boronicë, mjedra me kos dhe drithëra do t’ju ndihmojnë të ndiheni të freskët.

Dietologët kanë këshilluar t’u përmbaheni kombinimeve të duhura në receta.

{gallery}

Biskota të shëndetshme me limon të ngrirë

Edhe Boronicat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të mbrojnë zemrën Lifestyle Boronicat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të mbrojnë zemrën

Këto biskota nuk kanë nevojë për pjekje, pasi që si përbërës kanë hurmat, miellin e bademit, lëngun dhe lëkurën e limonit.

Bukë e thekur me banane dhe gjalpë kikiriku

Për të arritur te një shije e mirë, fillimisht duhet ta thekni bukën. Pastaj e lyeni me gjalpë kikiriku, shtoni copëza të bananes dhe në fund mund ta spërkasni me kanellë.

Bukë integrale me avokado

Thekni një copë bukë integrale, pastaj shtoni sipër një krem nga avokadoja e shtypur. Mund ta spërkasni me pak lëng limoni dhe t’i shtoni fara, sipas dëshirës.

Edhe Ushqimet që shkaktojnë inflamacion në trup Lifestyle Ushqimet që shkaktojnë inflamacion në trup

Toptha me limon dhe boronica

Bluani drithërat dhe shtojini boronicat dhe lëngun e limonit. Pastaj mund t’i shtoni arra dhe mjaltë apo sirup “maple” për ta ëmbëlsuar.

Një tas me drithëra, fruta e arrore

Fillimisht zini drithërat duke iu shtuar pak kanellë. Pasi të zihen, i vendosni në tas dhe shtoni fruta të malit apo dardha. Arroret mund t’i kombinoni sipas shijes.

Puding me fara chia

Edhe Pesë ushqimet që ulin presionin e gjakut Lifestyle Pesë ushqimet që ulin presionin e gjakut

Vendosni farat chia mbi jogurt apo qumësht. Këta përbërës i vendosni në një tas. Pasi të krijohet masa e pudingut (pas afro 15 minutash), shtoni sipër boronica dhe bademe. Kjo mund të bëhet edhe me fruta e arrore të tjera, sipas dëshirës.

Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi