Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa përbërës që bëjnë ndryshim të mirë për sallatën me ve

Duke përdorur disa përbërës më shumë e disa të tjerë më pak mund të arrihet një version më i shëndetshëm i sallatës me ve

Sallata me ve ka mënyra të ndryshme të përgatitjes, por si përbërës kryesor zakonisht e ka majonezën. Majoneza nuk po konsiderohet si përbërës shumë i shëndetshëm, prandaj po këshillohet të zëvendësohet me diçka tjetër. Fasulja e bardhë e zier nëse bluhet mirë krijon një masë që i përngjan majonezës, por është e shëndetshme dhe përmban proteina. Prandaj po këshillohet të përdoret në vend të majonezës që përmban yndyrë të pashëndetshme.

Fasuleve të bluara mund t’i shtoni edhe erëza që të shijojë më mirë. Kështu ka këshilluar “DailyMeal”. Në vend të majonezës mund të përdoret kosi apo edhe avokado. Kosit mund të i shtohet edhe pak mustardë në mënyrë që të arrihet një shije më e përsosur.

Një listë erëzash që mund të përdoren në sallatë me ve:

Kopra

Të përdoret e freskët dhe të mos përzihet me erëza të tjera.

Curry

Duhet të përdoret vetëm një lugë për një porcion sallatë .

Edhe Si ua sabotojnë dietën salcat e juaja të preferuara Lifestyle Si ua sabotojnë dietën salcat e juaja të preferuara

Hudhra

Shija e hudhrës me copa ndryshon nga hudhra pluhur. Në sallatën me ve këshillohet të përdoret hudhra pluhur në sasi të vogla.

Gjithashtu mund të shtoni edhe copëza të vogla të specave apo qepëve të reja, uthull molle, pesto e sriracha sos. Por sasia duhet të jetë e vogël.