Ëmbëlsira është një përbërës që konsumohet në fund të një shujte dhe festat si Bajrami do të ishin të paplotësuara pa to.
Pra, për ta bërë festën tuaj më të këndshëm, “Hindustantimes.com”, ka listuar disa ëmbëlsira më të shëndetshme që mund t’i konsumoni.
Një ndër ëmbëlsirat që rekomandohet gjatë festës së Bajramit është çokollata e bardhë e quajtur “Kaju Katli”. Kjo çokollatë është e bardhë dhe po konsiderohet të jetë më e shëndetshme se çokollata e zakonshme pasi që përmban 100% arra të pjekura indiane.
Ëmbëlsira tjera të shëndetshme janë ato që në përbërje kanë frutat e thata.
Në vend të sheqerit të përpunuar ato përmbajnë sheqer natyral nga frutat e thata, si rrushi i terur që gjithashtu përmban shumë hekur. Hurmet, që ndikojnë mirë në mirëmbajtjen e lëkurës tuaj si dhe mbajtjen në nivel të duhur kolesterolin, po ashtu rekomandohen.
"Sheer Khurma" një ëmbëlsirë tjetër që bëhet me qumësht, hurme, shafran, dhe një kombinim të arroreve si, badema, fëstëk, arra indiane, etj., po konsiderohet më e shëndetshme se ëmbëlsirat e zakonshme.
Ëmbëlsira e radhës që është në listën e të shëndetshmeve është Seviyan Kheer. Kjo ëmbëlsirë mund të bëhet në dy versione me më pak kalori e me më shumë kalori. Kjo diferencë arrihet duke mos i shtuar përbërës me shumë kalori. Për shembull në vend të sheqerit përdoret mjalti, në vend të qumështit me yndyrë përdoret qumështi me më pak yndyrë, etj.
Edhe
Ëmbëlsira më e mirë me fibra sipas gastroenterologve
Keku me badem dhe hurme gjithashtu është një mënyrë e mirë për t’i ikur kalorive të tepërta në mënyrë që të ndiheni më lehtë gjatë festimeve. Një kek si ky përmban vetëm ëmbëlsinë e hurmeve që shoqërohet nga shija bademeve të pjekur. Kekun mund ta bëni me miell integral për të pasur edhe më shumë lëndë ushqyese të vlefshme.
“Firni” me mollë dhe tërshërë përbëhet nga tërshëra e papërpunuar apo e paëmbëlsuar, mollë të copëtuara, qumësht pa yndyrë dhe zëvendësues të shëndetshëm të sheqerit sipas dëshirës.
Tjetra pjatë shëndetshëm e ëmbël është “Ragi Kheer” që bëhet me qumësht pa yndyrë po ashtu, mjaltë në vend të sheqerit dhe arrore.