Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Disa arsye të pazakonta për daljen e rrudhave para kohe

rrudhat ne fytyre

Rrudhat nuk shfaqen pasi të keni kaluar numrin magjik. Një rol të madh në paraqitjen e rrudhave, përveç gjeneve, luan mënyra e jetesës.

Ka disa arsye disi të pazakonta përse rrudhat krijohen në fytyrën tuaj.

Përtacia

Ju nuk jeni saktësisht një person që i pëlqen aktiviteti fizik, dhe madje edhe më pak, që merret me sportet? Për fat të keq, kjo ndoshta është arsyeja për rrudhat tuaja.

Një studim i botuar në revistën “American Medical Society for Sports Medicine” sugjeron se ata që rregullisht angazhohen me sport kanë rrudha më pak të theksuara se ata për të cilët sportet nuk janë gjëja më e preferuar.

Edhe Si t’i largoni me metoda natyrale rrudhat e syve Lifestyle 1 v. më parë Si t’i largoni me metoda natyrale rrudhat e syve

Shpjegimi është në fakt shumë i thjeshtë, lëkura e tyre është më e butë dhe më e shëndetshme, dhe për këtë mund t’i falënderohen mënyrës shumë aktive të jetës.

Puna në kompjuter

Përveç se drita e lëshuar nga ekrani ndikon në shëndetin e lëkurës, ndërsa jeni duke shikuar në ekran, ajo krijon rrudha në këndet e jashtme të syrit.

Pastroni shpesh fytyrën tuaj

Mund të duket si një ide e zgjuar që lëkurës së fytyrës çdo ditë t’i kushtoni vëmendje, por duket se ajo nuk e pëlqen atë, transmeton KosovaPress.

Duke pastruar lëkurën tuaj ju do të hiqni sebumin natyral që ka rolin kryesor të të ushqyerit dhe hidratimin e lëkurës, dhe një lëkurë që nuk është e hidratuar mirë tregon shenja të plakjes.

Nuk mbani syze dielli

Filtrat UV në syzat tuaja do të mbrojnë zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit.

Edhe Sekretet që ju duhen për t’i parandaluar rrudhat Lifestyle 3 v. më parë Sekretet që ju duhen për t’i parandaluar rrudhat

Pëlqeni të punoni në grimasa

Të gjitha grimasat që përsëriten vazhdimisht, të tilla si qeshja, fërkimi, shkaktojnë rrudha. Por edhe nëse pini duhan, do të vini re rrudhat në fytyrë.