Lifestyle

Dietat më të mira për ta ulur rrezikun nga Alzheimeri

Ngrënia e më shumë perimeve, frutave, drithërave, fasuleve, arrave dhe peshkut, redukton sasinë e proteinave që grumbullohen në tru, që mendohen se janë arsyeja prapa Alzheimerit, thuhet në një studim, raporton “The Sun”.

Studimet kanë monitoruar njerëzit që kanë mbajtur dietën MIND dhe ata që kanë mbajtur dietën mesdhetare, për të se si ka ndikuar në shëndetin e trurit të tyre.

Doktori Puja Agarwal, nga Universiteti RUSH në Chicago, ka thënë se rezultatet janë intriguese.

“Përmirësimi i dietës së njerëzve në vetëm një fushë është i asociuar me më pak pllaka amiloide në tru. Mbajtja e një diete MIND apo mesdhetare mund të jetë mënyrë se si njerëzit mund ta përmirësojnë shëndetin e trurit dhe të mbrojnë aftësitë njohëse me kalimin e moshës”, thuhet në studim.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës. Mendohet se shkaktohet nga grumbullimi i proteinave të quajtura amiloide dhe tau në trurin e njeriut.

Këto depozita formojnë pllaka rreth qelizave të trurit.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur dietën mesdhetare – që përmban drithëra, fruta, perime, bishtajore, vaj ulliri, peshk dhe patate – me përmirësimin e shëndetit të trurit.

Dieta MIND është një dietë e bazuar në dietën mesdhetare, por ka edhe zarzavate me gjethe, e po ashtu të hash pulë apo gjeldet së paku dy herë në javë.

Në të dyja këto dieta njerëzit rekomandohen të pinë sasi të vogël të verës çdo javë.

Një studim i fundit, i publikuar nga “Neurology”, përcolli dietat te 581 të moshuar me një moshë mesatare 84 vjet.

Atyre iu dhanë pyetësorë çdo vit për t’i pyetur se sa prej secilit ushqim kanë ngrënë.

Pasi të anketuarit vdiqën, studiuesit shikuan trurin e tyre për të parë se sa pllaka amiloide apo tau janë ndërtuar në trurin e tyre.

Njerëzit që kishin treguar se më së tepërmi përdorin dietën mesdhetare kishin sasi të proteinave në tru dukshëm më pak sesa tjerët. Pra, truri i tyre dukej sikur të kishin 18 vjet dallim.

Ata që kishin ndjekur dietën MIND kishin pllaka amiloide dhe tau, sikur të jenë 12 vjet më të rinj.

Profesori Argawal tha: “Është zbulim mjaft intrigues që njerëzit të konsiderojnë të vendosin më tepër perime në dietën e tyre. Studime të mëtutjeshme duhen”.