lifNëse po provoni të ushqeheni më shëndetshëm, me siguri e dini se duhet të hiqni dorë nga mishi i kuq apo ushqimet tjera të mbushura me yndyrë të pangopur, si dhe të filloni të konsumoni produkte me proteina dhe yndyra të shëndetshme, siç është salmoni.
Kequshqyerja ju vë në rrezik nga hipertensioni, ndryshe i njohur si presioni i lartë i gjakut dhe lloje të caktuara të kancerit, pa i përmendur edhe problemet me inflamacion.
Tani, ekspertët e shëndetësisë e kanë identifikuar një lloj diete e cila ndihmon në parandalimin e inflamacionit. Siç rezulton, dieta tradicionale e Tanzanisë shkakton dukshëm më pak inflamacion sesa ajo tipike perëndimore.
Në studimin e fundit të publikuar në revistën “Nature Immunology”, janë vëzhguar dy grupe banorësh të Tanzanisë. Ata që jetojnë në zona urbane dhe që ushqeheshin me dieta perëndimore të ngjashme me ato nga Shtetet e Bashkuara, dhe grupi tjetër që ishin banorë të zonave rurale dhe dieta e së cilëve ishte më tradicionale.
Kështu, sipas hulumtimeve u zbulua se grupi i parë kishin më shumë probleme me inflamacion sesa grupi i dytë, çka nënkupton se dieta tradicionale ka më shumë përfitime shëndetësore.
Ushqimet tradicionale të Tanzanisë përbëhen nga sasi të larta të produkteve që përmbajnë flavone, mel, fruta dhe perime, drithëra dhe bishtajore. Që të gjitha këto kanë veti anti-inflamatore. Kjo ka të ngjarë të kontribuojë në një përgjigje imune më të ekuilibruar, me një mungesë të inflamacionit të gradës së ulët që ne e dimë se shoqërohet me komplikime metabolike dhe kardiovaskulare.
Kjo dietë po ashtu e përfshin një larmi të gjerë ushqimesh, të pasura me të gjithë makroelementët (yndyra, proteina dhe karbohidrate) që është thelbësore për ruajtjen e shëndetit optimal.
Kurse dieta tipike perëndimore përmban një konsum të madh të ushqimeve të pashëndetshme, duke përfshirë sasi të mëdha të mishit të kuq dhe të përpunuar, dhe karbohidrateve të rafinuara dhe sheqerit.