Dieta e supës së lakrës rikthehet, dhe ekspertët thonë se të ndihmon të humbësh 6 kile në 7 ditë.
Dietologia australiane Julie Gilbert thotë se supa mund të hahet e vetme për tre ditë, dhe më pas mund të shtohen ushqime të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse i shtojmë pak erëza dhe varietete të tjera ndoshta do të vazhdoni dhe për disa ditë të tjera”, tha ajo.
Pas tre ditësh mund të përfshini pulë dhe oriz kaf në vakt, teksa mund të hani fruta dhe perime gjatë gjithë ditës, transmeton KP.
Teksa përbërësit kryesor janë lakra, kërpudhat, qepët, selinoja dhe domatet e vogla, në variante të tjera përfshihet edhe spec djegës për një shije ekstra. Kjo supë ka pak kalori, por e pasur me fibra, duke na lënë ndjesinë e ngopjes për më gjatë.
Një tenxhere e madhe me supe duhet të zgjasë shtatë ditë, por teksa i njëjti ushqim për një javë ngjan pak monoton, mundësia për të humbur 6 kile na motivon mjaftueshëm.