Lifestyle

Dhjetë ushqime që duhet t’i jepni fëmijës suaj para se të bëhet një vjeç

Mund të jetë mjaft stresuese që fëmijëve t’u jepni ushqime të reja.

Por, ekspertët besojnë se të njoftoni fëmijën tuaj herët gjatë jetës me ushqime të caktuara, mund t’u ndihmojë shumë në aspektin shëndetësor, shkruan “The Sun”.

Miliona nëpër botë kanë alergji në ushqime.

Në Angli shifrat janë rritur dukshëm nga viti 2013 deri në vitin 2019.

Anafilaksia është një reaksion alergjik potencialisht i rrezikshëm për jetë që mund të zhvillohet shpejt.

Lajmi i mirë është se mund ta reduktosh mundësinë që fëmija yt ta zhvillojë alergjinë, thjeshtë duke ia prezantuar atij disa prej ushqimeve para se të mbushë një vjet, thonë ekspertët nga “Tiny Heart Foundation”.

Ekspozimi i fëmijës tënd herët ndaj këtyre ushqimeve është po ashtu është mundësi e mirë që ta zbuloni nëse ka alergji ndaj ndonjë gjëje.

Kjo nënkupton se mund të përgatitesh për një plan të ndonjë reaksioni alergjik në të ardhmen.

Sipas ekspertëve të ndihmës së parë, ka dhjetë ushqime që shkaktojnë alergji që duhet t’u jepen fëmijëve para se të mbushin një vit.

Këtu përfshihen:

Qumështi i lopës

Vezët

Peshku

Butak

Kikirik

Soja

Susam

Arrore (badema, arra, fistekë, etj.)

Grurë

Lupina

Si të prezantoni këto ushqime

Si dhe kur duhet të ekspozoni fëmijën tënd ndaj këtyre ushqimeve është shumë e rëndësishme.

“Sigurohuni që fëmija juaj është mirë dhe nuk ka simptoma të ndonjë sëmundje apo shenja të ndonjë ekzeme. Jepni këtë ushqim në mëngjes apo pas gjumit të ditës. Kjo ju mundëson që ta monitoroni fëmijën për ndonjë reaksion alergjik”, thonë ekspertët.

Është me rëndësi ta dini se reaksioni alergjik mund të ndodhë dy orë pas kontaktit me ushqim.

Kur i jepni fëmijës ushqime që njihen se mund të shkaktojnë alergji, sigurohuni që t’ia jepni gradualisht, e jo të gjitha përnjëherë.

“Kjo e bën më të lehtë për ju që të kuptoni se cili ushqim i shkakton alergji fëmijës suaj”, thonë ekspertët.

Ekspertët sugjerojnë se duhet të ekspozicioni fëmijën ndaj këtyre ushqimeve së paku tri herë, para se të konsideroni se nuk është alergjik në to.

Nëse fëmija juaj zhvillon simptoma të buta të alergjisë në ushqimin e caktuar, atëherë duhet të mos ia jepni më.

E nëse është e nevojshme, duhet t’i jepni antihistaminë, dozë të përshtatshme për moshën.