Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Depresioni i janarit, çka e shkakton dhe si të tejkalohet

Muaji janar konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar.

Sipas statistikave në këtë muaj ndodhin numri më i madh i vetëvrasjeve, divorceve e shumë njerëz qëndrojnë keq edhe financiarisht në këtë muaj.

Në emisionin “Sot” të KTV-së, psikologia Antigona Qenaj, ka folur për arsyet që këtë muaj e bëjnë me depresiv për format se si depresioni i janarit mund të tejkalohet.

Qenaj ka thënë se jo rastësisht janari cilësohet si muaji depresiv.

“Kjo ndodh për shkak se pikërisht në muajin janar njerëzit ndjejnë atë lodhjen, mungesën e energjisë, statistikisht kemi më shumë raste të divorceve në muajin janar, statisitikisht ka raste më të mëdha të vetëvrasjeve në janar, kështu që jo rastësisht janari cilësohet si muaj më depresiv”, ka theksuar Qenaj, duke shtuar se depresioni nuk duhet t’i qasemi si diçka negative.

Edhe Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria Lifestyle Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria

Ajo ka thënë se në këtë depresion ndikon edhe e gjithë festa që bëhet në dhjetor për fundvit. “Entuziazmi që ndjejmë ne gjatë muajit dhjetor për të festuar, për të bërë dhurata, për ta marr pjesë në ahengje, për ta mbyllur vitin, qoftë në punë qoftë ne jetën personale, krejt kjo merr një energji dhe mungesa e energjisë së shpenzuar fillon të vërehet në janar. Pastaj është muaji ku dita është me e shkurtës dhe nata më e gjatë dhe mungesa e dritës ndikon në lirimin e menatoninës që është një hormon që na bën me të lodhur dhe më të përgjumur”, ka theksuar Qenaj.

Në depresionin e janarit sipas saj ndikon edhe gjendja ekonomike. “Të gjithë e dimë që shpenzimet e pakontrolluara në dhjetor reflektohen në janar dhe të gjitha këto e bëjnë pastaj janarin që të duket shumë i gjatë, do të thotë nuk kemi, financa, nuk kemi energji, po fillojmë një vit ku nuk e kemi të qartë se çfarë duam prej vetes, na duhet edhe një vetëreflektim”, ka theksuar Qenaj.

Megjithëkëtë sipas saj kjo nuk do të përjetohej nga të gjithë njësoj dhe nëse njerëzit fillojnë të bëjë diçka për të mos e ndjerë janarin si të tillë.

Sipas saj për të tejkaluar këtë duhet që njerëzit të jenë aktive, edhe pse Qenaj ka thënë se nuk duhet të tregohen shumë kundër organizimit dhe se nëse ka nevojë për pushim, atëherë ai është i rëndësishëm.

“Nëse trupi ynë po ka nevojë për disa ditë pushim pas festave, në fillim të janarit kryesisht nuk duhet të kemi frikë se po biem në depresion po duhet të respektojmë ndjenjat tona dhe nevojën e organizmit, ta lejojmë trupin të pushojë”, është shprehur Qenaj.

Edhe Pse vallëzimi mund të jetë më i fuqishëm se antidepresantët? Lifestyle Pse vallëzimi mund të jetë më i fuqishëm se antidepresantët?

Sipas saj njerëzit duhet të mundohen të shkëpusin fokusin nga janari. “Të fokusohemi se si ta shijojmë janarin, kemi shumë aktivitete që mund t’i bëjmë, kjo nuk nënkupton që nuk mund të bëjmë një aktivitet sportiv, qoftë ajo edhe një ecje në natyrë”, ka theksua Qenaj.

Sipas saj edhe kontaktet me njerëz në këtë kohë ndikojnë në tejkalim të depresionit. “Pastaj janë të rëndësishme kontaktet me njerëz. Është mirë që kjo periudhë të shfrytëzohet për t’u takuar me më shumë njerëz që i duam, ndoshta me familjarë, dikush se ka parë gjyshen shumë moti, dikush s’ka qenë në vizitë fshat për shkak të aktiviteteve, ta shfrytëzojmë janarin që të kemi kontakte me njerëz që i duam, sot shumë pak shfrytëzohen kontaktet me njerëzit tonë të dashur, takohemi kryesisht me kolegë të punës, kryesisht më njerëz përreth për shkak të mungesës së kohës”, ka theksuar Qenaj.

Ndërsa sociologia Rina Brahimi, ka thënë se në shoqërinë kosovare depresioni ende është një temë tabu dhe se në shoqërinë tonë kërkohet ende shumë vetëdijesim. “Nuk mendoj që shoqëria kosovare ka arritur në nivel që një person kur ka probleme të tilla e adreson problemin tek një psikolog ose bisedon me dikë. Shpeshherë depresioni konsiderohet si diçka prej të cilës duhet të na vijë marre, edhe mandej e fshehim gjë që mund të na sjellë probleme edhe më të mëdha duke e mbajtur brenda”, ka theksuar Braimi.

Sipas saj në depresion ndikojnë edhe rrjetet sociale. “Njerëzit në rrejte sociale nuk shpërndajnë fotografi duke vuajtur ose nga një vend që nuk është i bukur për standardin e tyre, e kjo ka sjellë shumë probleme sepse nëse e shohim shoqërinë vetëm përmes asaj se çka paraqitet në rrjete sociale, do të thoshim se është diçka ideale, por nuk është situata e tillë”, ka theksuar Braimi.

Edhe Janari rrit interesimin për palestër e dieta SOT Janari rrit interesimin për palestër e dieta

Sipas saj kjo i bën njerëzit të kenë pritshmëri më të mëdha dhe të jenë më të pakënaqur. Sipas saj ky është një trand global, në të cilin është përfshirë edhe vendi ynë.

Braimi ka thënë se sinqeriteti ka humbur edhe në miqësi. “Njëjtë si në rrjete sociale po e vërejë që ka një lidhje të ngushtë, që njerëzit edhe kur dalin me shoqëri tentojnë të paraqiten sa më të lumtur, edhe mos të kemi biseda të sinqerta si ka qenë në të kaluarën, kemi vetëm një diskutim që kemi një jetë të mirë dhe shumë sipërfaqësor”, ka theksuar Braimi.