Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Dehidratimi tek fëmijët, simptomat dhe kujdesi gjatë verës

Gjatë muajve të verës rritet numri i fëmijëve të cilët shtrohen në spitale. Kjo ndodh për shkak të dehidratimit që vjen si pasojë e qëndrimit në diell për orë të tëra, e cila shkakton probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla.

Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme. Por më problematike kjo gjendje shfaqet te moshat e vogla dhe sidomos gjatë stinës së verës. Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar, transmeton kosovapress.

Simptoma karakteristike e shfaqjes së dehidratimit është tharja e organizmit, vështirësi gjatë procesit të urinimit dhe gjatë procesit të jashtëqitjes. Në shumë raste të tjera ndodh që të shoqërohet dhe me shfaqjen e temperaturave të larta, vjellje, djersitje etj.

Mjekët këshillojnë të gjithë prindërit se në rastet kur shfaqen të vjella duhet ndërhyrë në trajtimin dhe parandalimin e tyre. Prandaj fëmijët duhet të jenë në kontrollin e mjekëve të cilët do të dinë të japin trajtimin e duhur sipas situatës.

Gjatë zëvendësimit të lëngjeve këshillohet që uji të përdoret i zier, si dhe të shmanget konsumi i lëngjeve me sheqer apo atyre me përmbajtje gazi, pasi nuk kanë efektet e duhura. Lidhur me ushqimet duhen konsumuar ato produkte që kanë përmbajtje të lëngët.

Edhe Profesionistët rekomandojnë shmangie nga dielli dhe konsumim të ujit Arbëri Profesionistët rekomandojnë shmangie nga dielli dhe konsumim të ujit

· Evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut,

· Mbajtja e kushteve të duhura higjienosanitare,

· Duhet tu jepni fëmijëve ujë të zier,

· Mospërdorimi i qumështit dhe produkteve të tij,

Edhe 7 shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka nevojë për trajtim mjekësor pas një dite të nxehtë Lifestyle 7 shenjat që tregojnë se fëmija juaj ka nevojë për trajtim mjekësor pas një dite të nxehtë

· Për moshat e vogla këshillohet dhënia e lëngjeve pas çdo 5-10 minutave,

· Përdorimi i antibiotikëve vetëm pas 72 orëve.