Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çokollata, ilaçi për të luftuar kolesterolin dhe diabetin

Sipas një studimi konsumi i çokollatës thuajse çdo ditë bën mirë për shëndetin tonë.

Largon trishtimin– Kakaoja nga e cila përbëhet çokollata, përmban një sasi të konsiderueshme magnezi dhe për pasojë stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Mjafton një copë çokollatë në ditë për të larguar trishtimin.

Lufton diabetin dhe kolesterolin– Çokollata e zezë cilësohet si ilaç për të luftuar kolesterolin dhe diabetin.

Gjithçka pasi përmban një lloj acidi i cili rregullon qarkullimin e gjakut dhe flavonoide, të cilat favorizojnë reagimin e qelizave ndaj insulinës.

I bën mirë zemrës– Ngrënia e një cope çokollatë çdo ditë i bën mirë zemrës, pasi flavonoidet reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Natyrisht duhet të jetë çokollatë e zezë.