Diabeti dëmton pankreasin dhe e pengon atë të prodhojë insulinë të mjaftueshme. Insulina është hormon që e shndërron sheqerin (i njohur edhe si glukozë) në energji. Individët me diabet inkurajohen shpesh nga mjekët e tyre që të monitorojnë me kujdes konsumin e karbohidrateve në mënyrë që të mos mbingarkohet pankreasi, raporton AllRecipes.
Por kjo nuk do të thotë se duhet eliminuar drithërat në tërësi nga menyja. Në fakt disa drithëra janë të mira për diabetikët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi për personat me diabet të tipit 1, ashtu edhe për ata me diabet të tipit 2, drithërat e rafinuara që përfshijnë orizin e bardhë dhe produktet e bëra me miell të bardhë, si makaronat e bardha dhe buka e bardhë, mund të jenë të vështira sepse shpesh rezultojnë në mpiksje të sheqerit në gjak.
Drithërat e plota mund të konsumohen nga diabetikët.
Kjo frazë i referohet drithërave të përpunuara apo rafinuara.
Në drithëra të plota bëjnë pjesë, tërshëra, orizi ngjyrë kafe, orizi i egër dhe mielli integral.
Drithërat antike janë gjithashtu të mira për pacientët me diabet. Në këtë kategori bëjnë pjesë kuinoa, meli, drithërat e njohur si farro, spelt dhe amaranti.
Si zëvendësim të drithërave të rafinuara diabetikët mund t’i përdorin drithërat tjera si hikërrorin, pataten e ëmbël, fasulet e thjerrëzat
Hikërrori është i pasur me “D-chiro-inositol” [DCI], përbërje kimike që rrit efektet e insulinës për uljen e sheqerit.
Patatja e ëmbël, indekson glikemik e ka më të ulët se patatja e zakonshme.
Fasulet dhe thjerrëzat janë të pasura me fibra, proteina, hekur dhe vitamina B.