Cigaret elektronike përmbajnë metale toksike të rënda. Hulumtimet e fundit flasin për dëshmi të reja, ku sugjerohet se nivele potencialisht të pasigurta të metaleve toksike mund të bëjnë rrugën e tyre në avujt e cigareve elektronike.
“Cigaret elektronike janë po aq të këqija sa duhani”, thonë kompanitë e sigurimeve që vendosin politika të njëjta për të dy llojet e cigareve, shkruan “Dailymail”, transmeton KsP.
Përdoruesit e cigareve elektronike duhet të paguajnë deri në 65 për qind më shumë për primet e sigurimit të jetës, sesa jo-duhanpirësit.
“Kostoja është e barabartë me 26 funte shtesë në muaj, mesatarisht për uljen e sigurimit afatgjatë me mbulimin e sëmundjeve kritike”, thuhet në sondazhin faqes së krahasimit të çmimeve “MoneySuperMarket”.
Kevin Pratt, ekspert i çështjeve të konsumatorëve në faqen e internetit, tha se “përdorimi i nikotinës në çdo formë, duke përfshirë arna dhe çamçakëz, do të konsiderohet si një duhanxhi dhe duhet të jeni pa nikotina për 12 muaj për të marrë prime më të ulëta”.
Pratt tha se nuk është bërë dallim midis pirjes së duhanit dhe përdorimit të cigareve elektronike, sepse studimet shkencore në lidhje me ndikimin e shëndetit të cigareve elektronike nuk kanë qenë përfundimtare deri më tani.
Edhe
Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri
Megjithatë, agjencia qeveritare e Shëndetit Publik në Britani, tha se konsumimi i cigareve elektronike është 95 për qind më i sigurt sesa pirja e duhanit, ndërsa Kolegji Mbretëror i Fizikanëve thotë: “Publiku mund të jetë i sigurt se cigaret elektronike janë shumë më të sigurta sesa duhani”, shkruan Koha.net.
Por studimet kanë thënë se nikotina përmbajtja e duhanit në cigare elektronike sërish përbën rrezik për shëndetin.
Një studim i publikuar këtë muaj ka bërë me dije se nënat që konsumojnë cigare elektronike apo mbajnë fasha me nikotinë gjatë shtatzënisë rrisin rrezikun e shëndetit të bebeve të tyre. Hulumtimi po ashtu zbuloi se nikotina në çdo formë mund të rris rrezikun e vdekjes së papritur të foshnjës.