Lifestyle

Çfarë i shkakton aftet

Aftet janë ulcera të cekëta që shfaqen në gojë dhe shpesh e vështirësojnë ushqyerjen dhe të folurit. Ekzistojnë dy lloje themelore të afteve.

Aftet e thjeshta

Janë një lloj aftesh që shfaqen 3-4 herë në vit dhe zgjasin rreth një javë. Ato zakonisht shfaqen tek personat në mes moshave 10 deri në 20 vjeç.

Aftet komplekse

Një numër më i vogël njerëzish vuajnë nga aftet komplekse dhe shfaqen tek njerëzit që tashmë kanë pasur afte më parë. Ato mund të zgjasin më shumë kohë dhe të shfaqen më shpesh.

Shkaktari i saktë i afteve ende nuk dihet. Stresi ose lëndimi i indit konsiderohen të jenë shkaktarë të afteve të thjeshta, transmeton Koha.net. Disa ushqime, si frutat agrume ose perimet, apo ushqimet me përmbajtje të lartë të acidit (limoni, portokalli, ananasi, molla, fiku, domatet dhe luleshtrydhet) mund ta shkaktojë formimin e afteve apo t’i përkeqësojnë simptomat e tyre.

Disa raste të afteve komplekse shkaktohen nga disa gjendje të caktuara mjekësore, si sistemi i dobësuar imunitar, mungesa e komponimeve të caktuara ushqyese, si vitamina B12, acidi folik, ose hekuri, dhe sëmundjet gastrointestinale, si sëmundja celiake ose e crohnit.

Cilat janë simptomat e afteve

Nëse keni afte, ka shumë të ngjarë që t’i keni simptomat e mëposhtme:

• ulcera të dhimbshme brenda gojës, në gjuhë, qiellëz ose në brendësi të faqes

• ndjenjë djegieje dhe ndjesi shpimi përpara se ulcera të dalë

• ulcera që janë të rrumbullakëta, të bardha ose gri, me skaje të kuqe.

Tek aftet komplekse mund t’i ndieni këto simptoma:

• ethe

• lodhje

• gjëndra të fryra limfatike.

Si shërohen aftet

Dhimbjet zakonisht zvogëlohen pas disa ditësh, ndërsa aftet zakonisht rriten dhe kalojnë, pa ndonjë trajtim, brenda 2 javësh.

Nëse aftet janë të mëdha, të dhimbshme ose nuk kalojnë, stomatologu do t’ju rekomandojë ujë antimikrobial për shpëlarje të gojës, kremë kortikosteroide ose ilaçe kundër dhimbjes për t’i lehtësuar dhimbjet dhe rritimet.

A mund të parandalohet shfaqja e afteve

Edhe pse nuk ka ilaçe për afte, dhe ato shfaqen mjaft shpesh, shfaqjen e tyre mund ta parandaloni në masë të madhe:

• shmangni frutat agrume, perimet e thata dhe ushqimet me erëza

• pastroni dhëmbët me furçë të butë për 30 minuta pas çdo ushqimi dhe përdoreni perin për dhëmbë.

Kontaktoni stomatologun nëse:

• Keni vënë re se aftet janë shumë të mëdha

• Ato po përhapen.

• Nuk kalojnë as pas 3 javësh.

• Dhimbjet janë të padurueshme edhe pas marrjes së qetësuesve të dhimbjeve

• Keni vështirësi të konsumoni lëngje

• Keni temperaturë të lartë trupore.