Edhe pse shumë njerëz zgjedhin ilaçe për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, kjo nuk është gjithmonë mënyra më efektive. Në fakt, ndryshimi i disa gjërave që bëjmë çdo ditë mund të ndihmojë të shmanget problemi.
“Bright Side” tregon cilat janë disa zakone të përditshme në dukje të padëmshme që përfundimisht mund të shtrembërojnë shtyllën kurrizore.
Fundet e ngushta dhe taka të larta
Fundet e ngushta mund të kufizojnë lëvizjen në ijë, gjë që shkakton tendosje të shtyllës kurrizore. E njëjta gjë ndodh kur vishni taka të larta: këto këpucë i pozicionojnë këmbët në një lartësi jo të natyrshme, e cila nga ana tjetër bën që muskujt në pjesën e poshtme të shpinës të zhvendosen. Për të shijuar modën pa sakrifikuar shëndetin, zgjidhni funde që lejojnë këmbët të lëvizin lirshëm.
Jeni të stresuar
Kur trupi lëshon hormone të stresit, kjo bën që muskujt të shtrëngohen në mënyrë instiktive. Tensioni në muskuj, nga ana tjetër, çon në ndjesi të dhimbshme në qafë, shpatulla dhe shpinë. Studimet kanë treguar se përfshirja e relaksimit në rutinën e përditshme mund të përmirësojë në mënyrë efektive dhimbjen e shpinës.
Përdorni një jastëk të papërshtatshëm për të fjetur
Shumica e jastëkëve e vendosin kokën në pozicion të panatyrshëm, i cili ushtron presion në qafë dhe në shtyllën kurrizore, duke shkaktuar dhimbje dhe gjumë të dobët. Nëse nuk mund ta imagjinoni të flini pa jastëk, gjeni një që përshtatet dhe vendosni një tjetër midis gjunjëve.
Po lani enët në mënyrën e gabuar
Përkulja mbi lavaman gjatë larjes së enëve ushtron presion në pjesën e poshtme të shpinës, duke bërë që muskujt në këtë zonë të tendosen. Kur e mbani këtë pozicion për disa minuta, mund të dëmtoni shpinën çdo ditë. Për të shmangur tendosjen e pjesës së poshtme të shpinës, vendosni njërën këmbë në një stol të vogël. Kjo do t’ju ndihmojë të rregulloni qëndrimin.
Ngjisni shpesh shkallë
Nëse vuani nga dhimbje në gju ose shpinë, është më mirë të konsultoheni me mjekun përpara se të përdorni shkallët si mënyrë për të humbur peshë. /Panorama