Çaji i gjelbër përshpejton metabolizmin, parandalon thithjen e yndyrës dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, duke e bërë atë zgjedhje perfekte për këdo që dëshiron të humbasë peshën, të sjellë trupin në formë dhe të përmirësojë gjendjen shëndetësore.
Një nga shkaqet më të zakonshme të celulitit janë toksinat që zvogëlojnë elasticitetin e lëkurës dhe ngadalësojnë rrjedhën e gjakut, andaj është e nevojshme të stimulohet procesi i detoksifikimit natyror dhe t'i hedhë jashtë trupit duke futur një sasi optimale të ujit, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtoni të paktën një pjesë të drithërave integrale në menynë tuaj të përditshme, pasi ato treten pak dhe zgjasin ndjenjën e ngopjes, dhe gjithashtu përmbajnë antioksidues – luftues të mëdhenj kundër toksinave të dëmshme që shkaktojnë celulitin.
Peshku yndyror, salmon, ton, sardele, janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të cilat ndihmojnë në degradimin e yndyrës, ndërsa lëçitini nga vezët forcon muret qelizore dhe parandalon humbjen e ujit. Gjithmonë preferoni vezë të ziera në vend të atyre të fërguara.