Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çaj dafine me kanellë për rënie nga pesha

Kanella përmban vajra esencialë dhe antioksidantë që përshpejtojnë metabolizmin dhe nxisin rënien nga pesha. Konsumi i rregullt i kësaj erëze rregullon nivelin e sheqernave në gjak dhe e pastron këtë të fundit nga toksinat. Dafina  nxit eliminimin e mbetjeve ushqimore nga organizmi dhe pengon shfaqjen e inflamacionit.

Përbërësit e dafinës ndihmojnë kundër fryrjeve, gazrave dhe rregullojnë tretjen.

Për përgatitjen e këtij çaji ju nevojiten:

1 litër ujë

1 lugë çaji me kanellë pluhur

Edhe Ky çaj ndihmon për të rënë nga pesha Lifestyle Ky çaj ndihmon për të rënë nga pesha

6 gjethe dafine

1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: 

Ziejeni ujin dhe kur të marrë valë shtoni kanellën e më pas gjethet e dafinës.

Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit të ziejnë për 5 minuta.

Më pas hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Edhe Çaj dafine me kanellë për rënie të shëndetshme nga pesha Lifestyle Çaj dafine me kanellë për rënie të shëndetshme nga pesha

Kullojeni dhe servireni çajin në filxhan duke e ëmbëlsuar (ose jo) me mjaltë. Filxhani i parë duhet pirë esëll dhe më pas pjesa tjetër gjatë ditës.

Këtë trajtim mund ta përdorni për 30 ditë rresht./neps.al