Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Buka integrale ju mbron nga diabeti

Foto: Ilustrim

Është meritë e disa substancave bioaktive të pranishme te drithërat integrale, te fitokimikatet dhe disa fibrave të tjera që merren nga buka integrale, për të cilat trupi ynë merr shumë benefite

Në Finlandë u krye studimi i parë i cili shpjegon se si konsumi i fibrave që rrjedhin nga gruri apo thekra është në gjendje të mbajë larg patologjinë diabetike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Buka integrale ul nivelet e serotoninës në gjak dhe veçanërisht në zorrën e trashë. Dhe nivelet e ulëta të gjakut të serotoninës (e cila nuk është vetëm molekula e humorit të mirë, por gjithashtu rregullon peristaltikën, dhe për këtë arsye edhe aktivitetin e tretjes) janë të lidhura me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2. Dhe ndoshta edhe kancerin e zorrës së trashë.

Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Universiteti i Finlandës Lindore dhe IARC (Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit), botuar në American Journal of Clinical Nutrition. Konsumi i fibrave që rrjedhin nga gruri apo thekre e tërë, në fakt, do të zvogëlonte prodhimin e serotoninës nga zorrët, që është organi më përgjegjës për prodhimin e saj.

Në fakt është meritë e disa substancave bioaktive të pranishme te drithërat integrale, te fitokimikatet dhe disa fibra nga të cilat bakteret e zorrëve prodhojnë një seri të metabolitëve. Për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë konsumoni veçanërisht drithërat integrale.

Eksperimenti

Katër javët e para të studimit, mjekët u kërkuan pjesëmarrësve të konsumonin nga 6 deri në 10 feta bukë të bardhë, me përmbajtje të ulët fibrash. Ndërsa katër javët e tjera iu kërkua të hanin të njëjtën sasi, por kësaj radhe bukë integrale.

Sa u takon pjesës tjetër të ushqimeve nuk pati ndryshime. Në përfundim të dy periudhave të studimit, pjesëmarrësve iu mor edhe një analizë gjaku. Studiuesit zbuluan se konsumi i thekrës në krahasim me konsumimin e bukës së bardhë kishte prodhuar një reduktim të ndjeshëm në përqendrimet e serotoninës. Njihej prej kohësh në fakt që konsumi i drithërave integrale ul rrezikun për diabet tip 2, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje tumoresh, për të cilat ende nuk dihej baza specifike për përfitimet.

Sëmundja

Diabeti melitus tip 2 apo diabeti i shfaqur në moshë të madhe përbën 90-95% të gjithë diabetit. Kjo formë ka deficencë relative të insulinës dhe rezistencë periferike të veprimit të insulinës. Te të sëmurët me diabet melitus tip 2 ka një rritje të indit dhjamor në formën e obezitetit abdominal. Ai shfaqet te personat me predispozicion gjenetik dhe histori familjare me diabet, dhe si faktor shpërthyes mund të jetë një gjendje stresi, një infeksion./mapo