Enët dhe pajisjet e tjera të plastikës njëpërdorimëshe pritet të ndalohen nga Qeveria britanike. Ato pritet të zëvendësohen nga artikuj të biodegradueshëm, derisa ky shtet po synon të trajtojë problemin në rritje të mbetjeve plastike të vendit – dhe të botës.
Britania tashmë i ka ndaluar disa prej artikujve njëpërdorimësh, përfshirë artikujt prej kashte dhe prej pambuku.
Një zëdhënës në Departamentin britanik të Mjedisit, Ushqimit dhe Çështjeve të Fshatit ka thënë për CNN-in se Qeveria është e vendosur që të shkojë përpara në reduktimin, ripërdorimin dhe riciklimin të më shumë burimeve materiale.
Ai ka thënë se departamenti ka mbajtur edhe konsultime publike lidhur me këtë, dhe se shumë shpejt do ta adresojë çështjen.
Një ndalesë e ngjashme është edhe në Skoci dhe një tjetër pritet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm në Wales.
EdheQeveria britanike ka bërë të ditur se 1,1 miliard enë njëpërdorimëshe dhe 4,25 miliardë lugë, thika e pirunë njëpërdorimësh përdoren në Angli çdo vit, që është e barabartë me 20 pjata dhe 75 lugë, thika e pirunë për një person çdo vit.
Sipas të dhënave të Qeverisë, vetëm 10 për qind e pajisjeve plastike njëpërdorimëshe përfundojnë në riciklim.