Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Boronica, fruta më e shëndetshme

Një studim i kryer së fundmi i rendit boronicat në krye të listës për aftësitë antioksiduese.

Ja cilat janë disa nga arsyet pse ato konsiderohen frutat më të shëndetshme në botë:

Luftojnë plakjen

Boronicat përmbajnë antioksidantë, të cilat luftojnë procesin e plakjes.

Rrisin përqendrimin dhe kujtesën

Edhe Pesë frutat më të mira për shëndetin e zemrës Lifestyle 1 muaj më parë Pesë frutat më të mira për shëndetin e zemrës

Është provuar se ekstrakti i boronicës rrit përqendrimin, aftësitë për të koordinuar punët dhe kujtesën afatshkurtër.

Lehtësojnë diarrenë

Ato vrasin bakterin E.coli, i cili lidhet shpesh me këtë infeksion.

Janë të dobishme për shtatzëninë

Boronicat janë një burim i acidit folik. Ato përmbajnë edhe vitaminë C, kalcium dhe disa elementë të tjerë të domosdoshëm për nënat shtatzëna.

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës.

Edhe Boronicat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të mbrojnë zemrën Lifestyle 2 muaj më parë Boronicat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të mbrojnë zemrën

Parandalojnë infeksionet urinare

Një element që gjendet te boronicat është provuar se ndikojnë pozitivisht te trakti urinar dhe reduktojnë rrezikun e infeksioneve.