Ngjyra e flokut ndikon në mendimin e femrës për pamjen e vet, prandaj shumë femra ndihen me vetëbesim më të madh nëse flokët ngjyrë kafe i ngjyrosin me nuanca më të çelëta, zbulon studimi.
Tri të katërtat e bruneve ndihen më seksibile dhe glamuroze pasi që flokët e tyre të errëta i çelin me fije ose ngjyrë të re, zbulon studimi i kompanisë Tresemme e specializuar për ngjyrën për flokë i kryer në 3000 femra. Ato me flokë më të çelët ndihen më të sigurta në vete, ndërsa çdo e pesta e shikon jetën me optimizëm më të madh. Gati çdo e katërta femër është penduar kur i ka kthyer nuancat natyrale e ngjyrës kafe, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrunet konsiderojnë që meshkujt u kushtojnë më shumë vëmendjeve biondeve, ndërsa gati një e treta e tyre konsideron që për shkak të flokëve ngjyrë kafe nuk bien dhe aq në sy. Dhjetë për qind e femrave mendojnë që njerëzit sillen pa respekt ndaj biondeve, ndërsa çdo e pesta konsideron se si nuancat më të çelëta i kanë sjellë më shumë vëmendje.
Biondet ndihen më të hareshme, ndërsa brunet konsiderohen inteligjente dhe të sofistikuara. Gati gjysma e femrave konsideron që biondet tërheqin meshkujt, por për këtë arsye 80 për qind nga to besojnë që femrat me ngjyrë të errët të flokut janë bashkëshorte më besnike.
“Ngjyra e flokut mund të ndikojë shumë në atë se si dikush ndihet dhe është e pabesueshme që disa femra pohojnë që ndihen tërësisht ndryshe si bionde. Ndryshimi i ngjyrës mund të jetë gjë e mirë, por e rëndësishme është që të mbahet mend që ngjyrosja e tepruar e flokëve mund të dëmtojë flokët”, thekson zëdhënësi i kompanisë.
Me ngjyrosjen e flokëve femrat fillojnë mesatarisht në moshën 21-vjeçare, ndërsa për një vit shpenzojnë gati 200 euro për flokë. Shumica e femrave fillojnë t’i ngjyrosin flokët sepse flokët e tyre natyrale janë mes biondes dhe ngjyrës kafe, respektivisht ngjyrë hiri.