Lara dhe Mara Bawar, dy binjake 11 vjeçare që janë me albinizëm, me një mungesë të një pigmenti të veçantë që mungon në lëkurën e tyre e që bënë të jenë kaq të bardha.
Megjithatë, kjo nuk i ka bërë që ato të mos kenë arritje në jetët e tyre. Binjaket, janë dy vajza që po kërkohen vazhdimisht si modele nëpër industri të ndryshme të modelimit, përcjell Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLara dhe Mara kanë nënshkruar marrëveshje për modelim me Nike, Terranova, Insanis dhe Bazaar Kids, por që ato shpresojnë të mos ndalin me kaq.
“Ne mendojmë se albinizmi është i bukur, i duam flokët tona, sytë dhe lëkurën tonë, ne e ndjejmë veten të veçanta”, kanë thënë ato.
Në anën tjetër, motra e tyre Sheila 13 vjeçare, është krejtësisht ndryshe nga ato por tregon se është afër tyre në çdo hap dhe çdo sfidë që ato marrin.
{gallery}