Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

BE do të shqyrtojë kufizimin e qetësuesve sintetikë

Qetësuesit e fuqishëm sintetikë mund t'i nënshtrohen kufizimeve të reja evropiane, sugjeroi të mërkurën Komisioni Evropian.

"Komisioni Evropian ka propozuar që substanca e re psikoaktive furanylfentanyl t'i nënshtrohet masave kontrolluese në të gjithë Bashkimin Evropian", thuhet në një deklaratë.

Furanylfentanyl është analog i fentanilit i cili përshkruhet nga Instituti Kombëtar Amerikan për Abuzimin e Barnave si një analgjezik i fortë opioid sintetik, i ngjashëm me morfinën, por 50 deri në 100 herë më i fuqishëm.

Ai përdoret për të trajtuar pacientët me dhimbje të forta ose post-kirurgjikale, por është gjithashtu i hapur ndaj abuzimit.

Komisioni Evropian tha se furanylfentanyl ishte gjetur në 16 shtete anëtare dhe kishte shkaktuar 23 vdekje.

Opioidët e tillë dolën në dukje pas vdekjes së muzikantit të famshëm amerikan Prince në vitin 2016, i cili, sipas rezultateve të autopsisë, humbi jetën nga një mbidozë aksidentale e fentanilit.

Edhe SHBA-ja paralajmëron Evropën për drogën sintetike fentanil Botë SHBA-ja paralajmëron Evropën për drogën sintetike fentanil

Lidhur me çështjen, Komisioneri për Çështjet e Brendshme të BE-së, Dimitris Avramopoulos, është shprehur: "Rritja e disponueshmërisë së substancave të reja psikoaktive mbetet një sfidë e konsiderueshme e shëndetit publik në Evropë. Është kërcënim me zhvillim të shpejtë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm që mund të shkaktojë dëm serioz dhe madje edhe vdekje".

Avramopulos ka thënë se kundërpërgjigjet ndaj medikamentit duhet të jenë "po aq të shpejta dhe efektive".