Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Arsyet pse kosi është i mirë për shëndetin

Kosi është një produkt është shumë ushqyes që prodhohet nga fermentimi natyral i qumështit.

Përpos shijes unike të shijshme, kosi ka përfitime të shumta për shëndetin.

Tri arsyet pse duhet të konsumoni shpesh kos, sipas studimit që e transmeton GSH:

Ndihmon në uljen e hipertensionit

Studimet tregojnë se shtimi i kosit në dietën tuaj ndihmon në uljen e rrezikut të hipertensionit, i cili zakonisht njihet si presion i lartë i gjakut.

Edhe Cili është më i shëndetshëm kosi i trashë apo gjiza? Lifestyle 2 muaj më parë Cili është më i shëndetshëm kosi i trashë apo gjiza?

Gjithashtu ju ndihmon në mbajtjen e trupit në formë dhe parandalon sëmundjet kronike si dhe ndihmon sistemin tuaj të tretjes .

Kosi ndihmon në humbjen e peshës

Sipas një studimi të ri për të përshpejtuar humbjen e peshës dhe procesin e djegies së dhjamit ju duhet të shtoni kos në vaktet tuaja.

Kosi ka përmbajtje të lartë të proteinave që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe zvogëlon tendencën e të ngrënit shumë.

Kalciumi në kos e rrit procesin e djegies së yndyrës në trup dhe ndihmon në rritjen e shkallës metabolike.

Ata që e konsumojnë kosin rregullisht tentojnë të humbasin 80 për qind më shumë yndyrna në stomak, sesa ata që nuk e marin në mënyrë të rregullt.

Kosi ndihmon në përmirësimin e lëkurës

Gjithkush dëshiron një lëkurë të përsosur dhe rrezatuese. Konsumimi ose aplikimi i kosit direkt në fytyrë sjell dobi.

Edhe Çka i ndodh trupit nëse konsumon jogurt çdo ditë? Lifestyle 2 muaj më parë Çka i ndodh trupit nëse konsumon jogurt çdo ditë?

Acid laktik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe redukon shenjat e plakjes sipas studimin të Shoqërisë Dermatologjike të Zelandës së Re.

Kosi përmban acid laktik dhe zink që janë të dobishme për heqjen e akneve dhe rinovuar lëkurën.