Argjentina dhe Meksika do ta prodhojnë vaksinën për COVID-19 të kompanisë AstraZeneca për shumicën e Amerikës Latine.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez, të mërkurën mbrëma pas një takimi me ekzekutivët e kompanisë të përfshirë në këtë projekt, shkruan agjencia Reuters.
Një marrëveshje e nënshkruar mes kompanisë farmaceutike britanike AstraZeneca dhe kompanisë bioteknologjike mAbxience të INSUD Group, përfshinë transferimin e teknologjisë që fillimisht të prodhojë 150 milionë doza të vaksinës për të furnizuar gjithë Amerikën Latine me përjashtim të Brazilit, ka thënë qeveria e Argjentinës.
“Me prodhimin në Amerikë Latine do të merret Argjentina dhe Meksika dhe kjo do të mundësojë qasje me kohë dhe efikase për gjitha shtetet në rajon”, ka thënë Fernandez.
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, më vonë në Twitter. Ai ka thënë se mund të rritet prodhimi deri në 250 milionë doza.
AstraZeneca ka operacion të gjatë në Argjentinë.
Në Argjentinë mbi 5000 të vdekur kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa të mërkurën janë regjistruar 7663 të infektuar. Meksika ka regjistruar gati 55 mijë të vdekur dhe gati gjysmë-milioni raste.