Antibiotikët duhet të pihen vetëm pas dy ditësh të pritjes dhe të përdoren për një maksimum prej pesë ditësh - sipas studiuesve britanikë.
Shkencëtarët në Universitetin e Southampton kanë thënë se mjekët duhet t’i paralajmërojnë pacientët të presin dy ditë para se të fillojnë të pijnë antibiotikë të përshkruar.
Studimi u krye në mijëra pacientë që kishin probleme me fytin.
Metoda e shtyrjes mund ta reduktojë sasinë e antibiotikëve të cilët përshkruhen në mënyrë të panevojshme për sëmundjet e fytit dhe kështu e zvogëlon kërcënimin në rritje të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, transmeton Koha.net.
Një studim krahasues sugjeron se një kohë më e shkurtër për marrjen e medikamenteve të fytit mund të jetë po aq e efektshme dhe të ndihmojë në uljen e konsumit të tepërt të ilaçeve.
Numri i madh i antibiotikëve të përshkruar i bën bakteret imune, dhe kështu shfaqen të ashtuquajturat superbaktere, të cilat janë vdekjeprurëse.
Edhe
Sa kohë u duhet antibiotikëve që të kenë efekt?
Shumë infeksione të fytit pastrohen vetvetiu pa marrë ilaçe – theksohet nëpër portalet shkencore.
Përveç kësaj, pacientët, nëse kanë recetë, ndihen të sigurt, sepse në çdo moment mund ta marrin ilaçin pa shkuar përsëri tek mjeku.
Studimi i madh nga Oxfordi dhe Shkolla Mjekësore në Sussex shpjegon se antibiotikët duhet të pihen vetëm pesë dhe jo dhjetë ditë.