Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Alkooli në shtatzëni ndryshon tiparet e fytyrës së foshnjës

Një studim i ri ka konfirmuar se nuk ka nivel të sigurt të konsumit të alkoolit gjatë shtatzënisë, pasi hulumtuesit gjetën se edhe pirja e rastësishme e një gote mund të ndikojë në zhvillimin e fytyrës së fëmijës.

Hulumtuesit nga Belgjika dhe Australia vlerësuan shprehitë e pirjes së alkoolit të më shumë se 400 grave gjatë shtatzënisë dhe i morën tiparet e fytyrës së foshnjave të tyre në moshën 1 vjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi zbuloi se ekspozimi prenatal ndaj alkoolit - madje edhe në nivele të ulëta - ndikoi lehtë në formimin e karakteristikave të fytyrës në mitër, duke përfshirë hundën, mjekrën dhe sytë. Konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një numër problemesh fizike dhe zhvillimore për foshnjën, duke përfshirë lindjen me peshë të ulët, vështirësitë në të mësuar, kokë të vogël, aftësitë e kufizuara intelektuale dhe problemet me shikimin ose dëgjimin, transmeton KP.

Hulumtuesit ishin të befasuar se madje këto nivele të ulëta të alkoolit megjithatë kanë një ndikim të lehtë por negativ te foshnja. Për këtë arsye, ata rekomandojnë fuqishëm që shtatzënë tërësisht të abstenojë nga konsumi i alkoolit gjatë shtatzënisë.