Mjekët në Shtetet e Bashkuara, kanë paralajmëruar se cilësia e ajrit të keq që vjen si pasojë e tymit të zjarreve, mund ta përkeqësojë shëndetin e njerëzve që janë me koronavirus.
Mjeku Brad Spellberg, tha se studimet tregojnë se është një korrelacion mes niveleve të larta të ndotjes së ajrit dhe përhapjes më të madhe te rastet me COVID-19.
Spellberg, që është shef i Qendrës Mjekësore në Los Angeles, thotë se ekspozimi i indeve të mushkërive ndaj kësaj ndotjeje, rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve virale, përcjell CNN.
Tymi i zjarreve mund t’i irritojë mushkëritë dhe të shkaktojë një inflamacion që mund të ndikojë shumë më shumë në sistemin imunitar, tha edhe Rekha Murthy, specialist i sëmundjeve infektive.
-
Gjatë dimrit ajri i ndotur edhe brenda shtëpive
-
Kualitet i dobët i ajrit nëpër shtetet amerikane
-
Ndotja nga tymi, shtetet amerikane ndalojnë aktivitetet në ambiente të hapura
-
Tymi nga Kanadaja ndot disa shtete të SHBA-së
-
Trumpit i ishte përkeqësuar gjendja me koronavirus, ishte menduar të futej në ventilator për frymëmarrje