Tymi i dendur nga zjarret në Kanada ka nxitur shqetësimet për cilësi të dobët të ajrit në shtetet qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti i Ambientit në Michigan ka thënë se kualiteti i ajrit është i pashëndetshëm.
Ndërkaq në Chicago autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet jashtë për shkak të rrezikut nga ajri i pashëndetshëm. Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA ka deklaruar se zjarret në veri të Quebecut dhe presionit të ulët kanë dërguar tymin në Michigan, Wisconsin dhe Illinois. Nga zjarret janë zhvendosur më shumë se 20 mijë persona.
SHBA-ja ka dërguar 600 zjarrfikës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Kanada. Zyrtarët kanadezë kanë thënë se ky është sezoni më i ashpër i zjarreve. Tymi nga zjarret ka ndikuar në ajrin e shteteve amerikane që prej muajit maj kur nisën zjarret në Kanada. Vetëm në Quebec vlerësohet se 100 zjarre janë jashtë kontrollit.
-
Tymi nga Kanadaja ndot disa shtete të SHBA-së
-
Ndotja nga tymi, shtetet amerikane ndalojnë aktivitetet në ambiente të hapura
-
Alarmohen 55 milionë njerëz në Amerikë, qytetet marrin këtë ngjyrë të pazakontë
-
Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për shkak të tymit nga zjarret masive
-
Tymi dhe ajri i ndotur mund ndikojnë në finalen e Botërorit