Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Adenovirusi dyshohet se qëndron prapa rasteve me hepatit që po paraqiten te fëmijët

Rastet me hepatit te femijet

 

Zyrtarët shëndetësorë thonë se ka dëshmi të shumta se një virus i zakonshëm ka të bëjë me rastet e rralla të hepatitit që po paraqiten te fëmijët, raporton BBC.

Në nivel botëror, 169 raste janë regjistruar dhe një i vdekur.

Vetëm në Britani të Madhe, 114 fëmijë janë sëmurë dhe 10 prej tyre kanë nevojë për transplantim të mëlçisë.

Agjencia e Sigurimeve Shëndetësore të Britanisë (UKHSA) ka thënë se një variant i adenovirusit i quajtur F41, me shumë gjasë është prapa shumicës së rasteve.

Shumica e fëmijëve të prekur janë të moshës 5-vjeçare apo edhe më të rinj dhe kanë simptome të gastroenteritit – diarre dhe vjellje – pasuar nga zverdhja e lëkurës dhe syve, një shenjë që ke probleme në mëlçi.

Edhe Hepatiti i mistershëm te fëmijët shpërndahet në 12 vende Lifestyle Hepatiti i mistershëm te fëmijët shpërndahet në 12 vende

Meera Chand, drejtoreshë në UKHSA thotë se informacionet e mbledhura nëpërmjet hetimeve tregojnë se kjo rritje e befasishme e rasteve të hepatitit te fëmijët është e lidhur me infeksion me adenovirus.

“Por po hetojmë po ashtu për shkaqe tjera potenciale”, ka thënë Chand.

Ekspertët thonë se shumica e fëmijëve që infektohen me adenovirus nuk bëhen aq keq. Por, rastet e inflamacionit të mëlçisë – të njohura si hepatit – janë të rralla, mirëpo mund të jenë shumë të rrezikshme.