Ullinjtë shpesh konsumohen si një meze e lehtë dhe e kripur.
Ata janë të njohur për përmbajtjen e yndyrave të dobishme dhe janë një nga ushqimet më të njohura të regjimit ushqimor mesdhetar.
Por a mund të ndihmojnë në reduktimin e peshës. Më poshtë paraqesim mënyrat se si ullinjtë mund të jenë një zgjedhje e mirë për këtë qëllim.
Ullinjtë mund të ndikojnë në peshën tuaj në mënyra të ndryshme.
Kanë një densitet të ulët kalorish
Edhe
Ullinjtë dhe përfitimet e tyre shëndetësore
Ullinjtë e zi ose jeshil kanë një densitet shumë të ulët kalorish dhe kjo mund të nxisë humbjen e peshës.
Ushqime të tilla kanë tendencë t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë dhe kështu ju do të kontrolloni më mirë ndjesinë e urisë.
Janë të pasur me yndyra të shëndetshme
Të gjitha yndyrat përmbajnë të njëjtën sasi kalorish, por yndyrat e pangopura ndikojnë në mënyrë të dobishme në trupin tuaj.
Në veçanti, zëvendësimi i karbohidrateve dhe yndyrave të tjera me yndyra të pangopura, mund të zvogëlojë inflamacionin dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Yndyrat e pangopura gjenden në ushqime si ullinjtë, arrorët, avokadot dhe vajrat me bazë bimore.
Edhe
Ushqimet që ndikojnë pozitivisht kundër yndyrave në gjak
Disa kërkime lidhin regjimet ushqimore të larta me yndyrna të pangopura drejtpërdrejt me humbjen e peshës.
Regjimi i duhur ushqimor mesdhetar
Regjimi ushqimor mesdhetar konsiderohet si më i shëndetshmi, pasi bazohet tek konsumi i ushqimeve të plota dhe ushqimeve të detit.
Dhe duke qenë se kufizon ushqimet e përpunuara, ky regjim mund të nxisë humbjen e peshës.
Ullinjtë, vaji i ullirit dhe yndyrat e tjera të shëndetshme janë një element kyç i këtij regjimi.
Krahas peshës, regjimi ushqimor mesdhetar duket se ofron një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.
Edhe
Dieta vegane më efikase se ajo mesdhetare, tregon studimi i ri
Përfundimi
Ullinjtë kanë një densitet të ulët kalorish dhe janë një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme, dy faktorë që mund të nxisin humbjen e peshës duke ju ndihmuar të jeni të ngopur për më gjatë./AgroWeb