Këndimi është një aktivitet multimodal shëndetësor, sepse përmban komponentë të ndryshëm. Ndër të tjera nënkupton edhe shprehjen emocionale, dhe të gjithë e dimë se sa e mirë është shprehja emocionale për shëndetin mendor.
Në të njëjtën kohë, këndimi e mundëson interaksionin shoqëror, i cili mund të kontribuojë që individi të ndihet më pak i izoluar, shkruan sot Koha Ditore.
Muzika dhe këndimi në veçanti, përdoren si terapi tek personat me dementi.
Daisy Fancourt nga UCL-ja londineze pohon se gjatë këndimit në trup ndodhin ndryshime të ndryshme. “Zvogëlohet hormoni i stresit, si kortizoli, ndërkohë që e kemi vërejtur edhe ndryshimin në nivelin e endorfineve që lidhen me disponimin. Në mesin e personave që shkojnë në koncerte, qoftë koncerte klasike apo të rockut, shkencëtarët e kanë zbuluar një nivel të ngjashëm të reduktimit të stresit”.
Shkencëtarët, gjithashtu, i theksojnë edhe përfitimet e këndimit në grup dhe përfitimet e këndimit për pacientët me sëmundje kronike të mushkërive, nga astma e deri tek kanceri i mushkërive....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Pse vallëzimi mund të jetë më i fuqishëm se antidepresantët?
-
Efektet pozitive të të dëgjuarit muzikë
-
Të moshuarit që dëgjojnë muzikë kanë gati 40 për qind më pak rrezik nga demenca
-
Kërcimi salsa mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe ankthit te të rinjtë
-
Çfarë i ndodh trupit kur rritet tensioni i gjakut