Ekspertët mjekësorë rekomandojnë që barnat dhe tabletat të mbahen në frigorifer pas hapjes, në mënyrë që efektiviteti dhe fuqia e tyre të jetë në nivel, shkruan blogu “healthxchange”.
Disa ilaçe kërkojnë kushte të veçanta të ruajtjes si në frigorifer, ashtu edhe në ngrirje, në mënyrë që efekti i tyre të jetë si në ditën kur janë prodhuar. Ilaçet, sipas njohësve, duhen të mbahen në hapësira të freskëta dhe të thata, larg rrezeve të diellit apo nga lagështia.
“Disa ilaçe kërkojnë kushte të veçanta të ruajtje. Ato mund të skadojnë shpejt nëse ruhen në mënyrë jo të duhur ose në temperaturën e dhomës, duke u bërë toksike ose me më pak efektivitet”, shkruan blogu.
Megjithatë, jo të gjitha barnat kërkojnë domosdoshmërisht të mbahen në frigorifer apo hapësira të ftohta. Kjo mund të jetë e përcaktuar edhe nga lloji i ilaçeve, prandaj, në pako të tyre apo në etiketa, tregohet se ku të ruhen.
Ka ilaçe që përmbajnë udhëzimin “ftoheni, por e ngrini”, me ç’rast duhet të ruhen në frigorifer, por jo të ngrihen në temperatura shumë të ulëta.
Nëse keni dyshime, bisedoni me farmacistin tuaj.
-
Sa gjatë mund të qëndrojë ushqimi i mbetur në frigorifer para se të prishet?
-
Si t’i mbani ushqimet në frigorifer që të zgjasin më shumë
-
Pesë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në derën e frigoriferit
-
Pemët dhe perimet që nuk duhet të mbahen në frigorifer
-
Të nxehtit e madh dhe disa medikamente mund të jenë kombinim i rrezikshëm