Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A duhet shmangur mëngjesi nëse sheqeri në gjak është i lartë

Nivelet e larta të glukozës në gjak me kalimin e kohës mund të dëmtojnë arteriet e vogla dhe nervat e syve, veshkave, zemrën, trurin dhe këmbët. Prandaj menaxhimi i niveleve të glukozës në gjak është çelësi i një jetese të shëndetshme për personat që janë me diabet.

Ndonjëherë në përpjekje për të ulur nivelin e sheqerit, mund të shmangen vaktet. Por a është kjo një mënyrë e sigurt për shëndetin?

A është e dëmshme shmangia e vakteve?

Në fakt, shmangia e vakteve mund të rrisë nivelet e glukozës në gjak. Nëse trupi nuk furnizohet rregullisht me energji nga ushqimi, mëlçia mund të fillojë të lëshojë glukozë në qarkullimin e gjakut.

Pra, shmangia e një vakti mund të rrisë nivelet e glukozës në gjak, kështu që nuk duhet anashkaluar atë në përpjekje për të ulur sheqerin e lartë në gjak.

Edhe Pesë mënyrat për ta shmangur rritjen e sheqerit në gjak Lifestyle Pesë mënyrat për ta shmangur rritjen e sheqerit në gjak

Çfarë mund të bëhet për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak?

Nëse nivelet e glukozës në gjak janë më të larta se sa duhet, duhet filluar duke përcaktuar se çfarë e shkaktoi këtë rritje.

Një nga shkaqet janë karbohidratet që gjenden në drithëra, patate dhe sheqeri.

Konsumi i një vakti të shëndetshëm

Në vend që të shmangen vaktet, duhet konsumohen vakte të ekuilibruara në vlera ushqyese dhe me proteina.

Proteinat mund të stimulojnë pankreasin për të prodhuar insulinë, hormoni i nevojshëm për të ulur nivelet e glukozës në gjak.

Duhet shmangur ushqimet me shumë karbohidrate, si makaronat, orizin, bukën dhe ëmbëlsirat, të cilat mund të rrisin më tej glukozën në gjak.

Ushtrimet e rregullta

Edhe Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak Lifestyle Ushqimet që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Kjo është strategjia më e mirë që ndihmon në menaxhimin e nivelit të lartë të glukozës në gjak.

Ecja me një ritëm të moderuar është ushtrimi më i mirë për shumicën e njerëzve. /Agroweb