Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

5 tipe të perfeksionistëve dhe çfarë i bën të suksesshëm

 

Perfeksionistët nuk janë njerëz të ekuilibruar dhe kjo po konsiderohet të jetë në rregull. Si psikoterapiste Katherine Morgan Schafler ka punuar me shumë perfeksionistë të vetë-përshkruar, të gjithë njerëz të ndritshëm, ambiciozë, punëtorë, të cilët në mënyrë të pashpjegueshme mendonin se diçka nuk shkonte me ta. Por, ndërsa Katherine zhytej në tregimet e tyre, si dhe në kërkimet mbi perfeksionizmin, arriti në diçka befasuese: Perfeksionizmi nuk është patologji dhe trajtimi i tij si i tillë po bën që njerëz të panumërt, kryesisht gra, të vuajnë pa nevojë, shkruan CNBC.

Bazuar në punën e saj, ajo ka identifikuar pesë lloje perfeksionistësh:

1. Perfeksionistë intensivë

Perfeksionistët intensivë janë të drejtpërdrejtë dhe mbajnë fokus shumë të mprehtë kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve të tyre. Standardet e tyre mund të shkojnë nga lart në të pamundura dhe mund të shihen si ndëshkues me të tjerët dhe veten për mospërmbushjen e standardeve të tyre.

Edhe Pesë zakone që sjellin lumturi të qëndrueshme në jetë Lifestyle Pesë zakone që sjellin lumturi të qëndrueshme në jetë

2. Perfeksionistë klasikë

Perfeksionistët klasikë janë shumë të besueshëm, konsistentë dhe të orientuar drejt detajeve, dhe ata shtojnë stabilitet në rrethin e tyre. Ata luftojnë për t’u përshtatur me spontanitetin ose ndryshimet në rutinë dhe mund ta kenë të vështirë të zhvillojnë marrëdhënie domethënëse.

3. Perfeksionistë parisianë

Këta perfeksionistët kanë një lloj ndërlidhje të fuqishme të fuqisë ndërpersonale dhe mbajnë një kapacitet të fortë për empati. Dëshira e tyre për t’u lidhur me të tjerët mund të duket si toksike për njerëzit tjerë që kanë pritshmëri.

4. Perfeksionistë “zvarritës”

Këta perfeksionistë shkëlqejnë në përgatitje, mund të shohin mundësi nga një perspektivë 360 shkallëshe dhe të kenë kontroll të mirë impulsi. Masat e tyre përgatitore dikur arrijnë np një pikë të ulët, duke rezultuar në pavendosmëri dhe mosveprim.

5. Perfeksionistë të çrregullt

Perfeksionistët e çrregullt e shtyjnë pa mundim ankthin e fillimeve të reja, janë gjeneratorë idesh dhe Kathrine i quan “supersyje”. Ata përshtaten mirë me spontanitetin dhe janë natyrshëm entuziastë. Ata ngecin që të mbesin të përqendruar në qëllimet e tyre. Shpërndajnë energjinë e tyre, duke përhapur energjinë e tyre para se të arrijnë në fund të përmbushjes së qëllimeve.

Edhe Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria Lifestyle Pesë mënyra të thjeshta për shmangien e njerëzve negativë nga përditshmëria

Kathrine konsideron se perfeksionistët janë njerëz të fuqishëm dhe inteligjentë që e pranojnë se çdo gjë nuk mund të funksionojë në mënyrë të përsosur gjatë gjithë kohës. Ajo me të cilën ndonjëherë kanë probleme është të kuptojnë pse ndihen kaq të detyruar të përpiqen pa fund, ose pse nuk mund të kënaqen thjesht duke u çlodhur si një person normal.

Perfeksionizmin Kathrine e konsideron fuqi, dhe si çdo fuqi mund të shfrytëzohet në mënyrë konstruktive. Nëse e njihni veten në profilet perfeksioniste më sipër, mendoni të eksploroni perfeksionizmin tuaj. Mund t'ju habisë se sa fuqi keni, ka këshilluar ajo.