Festat e fundvitit janë periudha ku keni tendencë të hani më çfarë të doni.
Por, në disa raste, trupi i juaj mund të jetë armiku i juaj më i keq dhe mund të përpiqet t’ua ndalojë festën tuaj, duke ju lënë të ndiheni të fryrë dhe të keni mundim.
Signe Svanfeldt, një nutriciste nga aplikacioni i ushqimit “Lifesum”, ka ndarë për "The Sun" disa këshilla se si mund ta mposhtni më shpejt fryrjen e barkut.
Signe sugjeron të hahet sa më ngadalë.
“Përtypni ushqimin tuaj siç duhet dhe zgjidhni ushqimi që treten lehtësisht”, thotë Signe për “The Sun”.
Fibrat ndihmojnë ushqimin të lëvizë nëpër sistemin tuaj të tretjes.
Zakonet e shëndetshme që mund ta zvogëlojnë fryrjen e barkut brenda pak sekondave
Dhe ushqimet e pasura me fibra përfshijnë perimet, frutat dhe drithërat.
Por, nëse tashmë e keni futur veten në telashe me ushqime, atëherë këto janë pesë këshillat se si të kaloni më shpejtë fryrjen e parkut.
1. Pi ujë të thjeshtë
“Pirja e ujit do të ndihmojë stomakun tuaj ta tresë më lehtë ushqimin dhe ta qetësojë atë”, thotë Signe. “Zgjidhni ujë pa gaz në vend të gazit, pasi uji i gazuar mund të shqetësojë stomakun dhe të shkaktojë edhe më tepër fryrje”.
2. Bëni shëtitje të shpejtë
Pas Krishtlindjeve, mund të jetë joshëse të kaloni ditët në vijim në një “komë ushqimi” në divan. Por, hulumtimi ka zbuluar se kur jemi në pushim, ne mbajmë përqindje dukshëm më të lartë të gazit nëpër zorrë.
Një ecje e bukur pas darkës do të ndihmojë.
“Lëvizja në trupin tuaj do të ndihmojë tretjen dhe do t’ua qetësojë stomakun”, shpjegon Signe.
Një studim i vitit 200 zbuloi se ecja ndihmon në përshpejtimin e kohës që i duhet ushqimit për të lëvizur nga stomaku për te zorrët.
Edhe
Pesë zakone që shtojnë dhjamin e barkut
3. Pirja e çajit të mentës
Ndonjëherë konsiderohet si përrallë e grave të moshuara, por Signe nxit ata që kanë dhembje të provojnë të pinë një filxhan me çaj mente.
“Pirja e diçkaje relaksuese dhe të ngrohtë mund të krijojë një ndjenjë të këndshme në zonën tuaj të stomakut”, shpjegon Signe.
Ka mungesë hulumtimesh specifike për gjethet e çajit të mentës, por studimet kanë zbuluar se vaji i mentës redukton ngërçet në stomak dhe më konkretisht simptomat e sindromës së zorrës së irrituar (IBS).
4. Një masazh
“Nëse ndiheni më rehat, bëni masazh barkut tuaj nga ana e majtë në të djathtën për ta ndihmuar tretjen”, thotë Signe.
5. Shishe me ujë të nxehtë
“Për disa, mund të ndihmojë që të ketë pak nxehtësi në stomak, si shembull vendosja një shishe me ujë të nxehtë”, thotë Signe.
Edhe
Veprimet që mund të ndihmojnë në shfryrjen e stomakut
Ju gjithashtu mund të përdorni një jastëk të ngrohtë.
Nxehtësia ndihmon muskujt në zorrë të relaksohen, gjë që më pas lejon që gazi i bllokuar të lëvizë nëpër zorrë, siç thotë faqja “Medical News Today”.