Lifestyle

Nëntë mënyra natyrale për përkujdesen e flokëve

floke

Përderisa pajisjet për rregullimin e tyre dhe produktet e ndryshme me kemikale dëmtojnë flokët, ka disa mënyra natyrale për t’u përkujdesur për to, që nuk shkaktojnë dëmtime.

Së pari duhet filluar duke larë flokët me një shampo që nuk ka sulfate, për të vazhduar pastaj me zbutës.

Së dyti flokët duhet shpëlarë me ujë të ftohtë sepse ndihmon në mbylljen e kutikulave të flokëve dhe i bën më të shndritshëm.

Si hap i tretë flokët duhet të krihen me krehër që ka dhëmbë të rrallë, sepse brushat dhe krehrit me dhëmbë të shpeshtë shkaktojnë elektrizim.

Hapi i katërt është aplikimi i ndonjë serumi apo vaji që mirëmban shëndetin e flokëve. Ky serum duhet të përmbajë keratinë në mënyrë që t’i ushqejë flokët e të ju japë shkëlqim.

Flokët duhet lënë të thahen në mënyrë natyrale duke mos përdorur mashat e nxehta sepse ato i dëmtojnë flokët duke ju dëmtuar teksturën.

Në mënyrë që flokët të jenë sa më të shkëlqyeshëm, këshillohet të krijohet një maskë prej qumështit e mjaltës duke i kombinuar të dyja deri sa të formohet një masë, e cila pas aplikimit duhet të qëndrojë në flokë një deri në dy orë.

Një tjetër maskë që konsiderohet të jetë e shëndetshme për flokët është ajo me babanë dhe vaj ulliri. Pasi që bananet janë të pasura me vitamina e minerale do të ushqejnë flokun, ndërkohë që vaji i ullirit do ta mbajë të hidratuar. Pasi të aplikohet, kjo maskë duhet të qëndrojë në flokë rreth 30 minuta deri në një orë.

Edhe vezët janë të mira për flokët, sidomos kur kombinohen me vaj ulliri. Sikur maska me banane, edhe maska me ve e me vaj ulliri pas aplikimit duhet të mbahet ne flokë për 30 minuta deri në një orë.

Maska e radhës është ajo me gjel aloe vera e cila gjithashtu mbahet për gjysmë ore deri në një orë. Kjo maskë ndihmon në relaksimin e kutikulave të flokëve duke i bërë të shkëlqejnë.