Lifestyle

Nëntë të mirat shëndetësore që sjell konsumimi i drithërave

Drithërat janë bërë një ndër ushqimet më të kërkuara, pasi që dietologët po i konsiderojnë ato si shumë të shëndetshme.

Sipas tyre ka shumë të mira shëndetësore nga konsumimi i qullit që përgatitet duke i zier drithërat më ujë apo qumësht, raporton “India.com”.

Ata kanë numëruar nëntë prej tyre.

E para, drithërat përmbajnë fibra që tretën lehtë dhe beta-glucan, i cili ndihmon në përshpejtimin e shërimit të plagëve dhe rrit imunitetin e organizmit.

E dyta, fibrat që gjenden në drithëra parandalojnë ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak, duke e bërë këtë ushqim shumë të mirë për personat që vuajnë nga diabeti.

E treta, drithërat janë një burim i mirë i antioksidantëve e fibrave, që ndihmojnë shëndetin e zemrës, duke luftuar radikalet e lira.

E katërta, ky ushqim është gjithashtu një burim i mirë i komponimeve kimike të quajtura lignane, të cilat luftojnë hormonet që janë të lidhura me kancerin e vezoreve, gjirit e prostatës.

E pesta, drithërat ulin tensionin e lartë të gjakut.

E gjashta, ngrënia e drithërave në mëngjes do të iu mbajë të ngopur më gjatë dhe përveç që do të mbusheni me të mira shëndetësore, mund të humbni edhe peshë.

E shtata, drithërat janë shumë të mira edhe për lëkurë, pasi që përmbajnë zink, i cili përthith vajin e tepërt që mund të krijohet në lëkurë duke parandaluar formimin e puçrrave.

E teta, drithërat janë të mira edhe kundër zbokthit, pasi qetësojnë kruarjen e lëkurës së kokës.

E nënta, pasi që drithërat përmbajnë fibra të shumta, konsiderohen shumë të mira për sistemin e tretës.